Zjarri lë 5 familje në qiell të hapur në Pogradec, banorja: S’kishte ujë Liqeni?!

Pamje të reja kanë mbërritur në redaksinë e JOQ Albania nga zjarri që përfshiu dy banesa në lagjen nr. 4 të Pogradecit mbrëmjen e sotme.

Në video shihet një prej banoreve të prekura, e cila shfaqet e revoltuar, duke fajësuar zjarrfikëset për mungesë të ujit.

“S’ka ujë liqeni i Pogradecit?!” – shprehet ajo e revoltuar mes dëshpërimit, duke theksuar se prej dy orësh zjarrfikëset nuk kanë mundur të vënë flakët nën kontroll.

Zjarri ka shkrumbuar plotësisht dy banesa që kishin një çati të përbashkët, ku jetonin 5 familje.

Fatmirësisht, nuk raportohen persona të lënduar, pasi banorët kanë arritur të dalin në kohë nga shtëpitë e përfshira nga flakët. Megjithatë, dëmi ekonomik është kolosal, pasi të gjitha pronat dhe orenditë brenda banesave janë djegur.

“Zjarrfikësja nuk kishte ujë të mjaftueshëm,” deklaruan dëshmitarët nga vendngjarja, duke shtuar se ndihma e autoriteteve ka qenë e vonuar dhe e paefektshme. Ky fakt është konfirmuar edhe nga një qytetar që raportoi fillimisht ngjarjen në redaksinë tonë, i cili tha: “Zjarrfikësja erdhi pa ujë dhe mjetet e duhura.”

Shkrumbimi i dy banesave ka lënë 5 familje në qiell të hapur, të cilët tashmë përballen me pasigurinë për të gjetur një strehë. Situata ka ngritur edhe njëherë pikëpyetje mbi gatishmërinë dhe efektivitetin e shërbimeve emergjente në raste të tilla.

Kjo ngjarje e rëndë duhet të shërbejë si një alarm për autoritetet lokale që të rishikojnë kapacitetet e zjarrfikësve në qytetin e Pogradecit, për të shmangur fatkeqësi të tilla në të ardhmen.

Related Posts

Tr*gjike! Shkëputen kabllot e teleferikut, humbin j*tën katër persona

Një aksident i rëndë ka ndodhur në teleferikun e Monte Faitos në Itali, ku katër persona kanë humbur jetën dhe shoferi i kabinës rezulton ende i zhdukur,…

Zarf në shtëpi/ Banorët surprizohen me një darkë dhe të ftuar specialë

Mos e injoroni! Nëse shihni në ëndërr qen apo mace, ja kuptimi që ka

A e keni parë ndonjëherë një qen apo një mace në ëndërr dhe jeni zgjuar me ndjenjën se ajo ëndërr donte t’ju thoshte diçka? Mos e injoroni!…

Arbana nis pushimet me familje, ky është destinacioni i radhës

Arbana Osmani ka nis pushimet me familjen e saj. Ajo zgjodhi Dubain si vendin ku të kaloj momente të lumtura me familje. Nuk mungoi as postimi i…

Loredana shfaqet në krahët e aktorit të njohur

Loredana Brati ishte banorja që u eliminua në gjysmë finale të ‘Big Brother VIP Albania’. Ajo brenda shtëpisë krijoj një romancë me Jozin, por mesa duket jashtë…

Panik në Radhimë! Shkrumbohen nga zjarri tre..

Flakët kanë përfshirë ambientet përballë disa hoteleve në bregdetin e Vlorës. Nga pamjet e publikuara në rrjetet sociale dallohet një shtullungë e madhe tymi që ka përfshirë,…