Vetëm tetë ditë pas përfundimit të “Big Brother VIP Albania 4”, kanë nisur tashmë lëvizjet për sezonin e pestë të spektaklit të njohur.
Moderatori Ledion Liço ka hedhur poshtë aludimet se nuk do të ketë një sezon të pestë dhe ka zbuluar gjithashtu detajet e para rreth nisjes së tij.
Gjatë një deklarate, ai u shpreh se pas suksesit të padiskutueshëm të edicionit të fundit, “Big Brother VIP Albania 5” do të nisë shumë shpejt.
Edhe pse nuk dha një datë të saktë, burime pranë produksionit bëjnë me dije se programi pritet të startojë në fillim të muajit tetor.