Kjo është Kejsi Spahillari që ν’ɾau të fejuarin në bashkëpunim me të dashurin 65-vjeçar

Shtatë vite pas një ngjarjeje që tronditi Voskopojën, është zbardhur e vërteta pas vdekjes së 18-vjeçarit Antonio Karaifili, i cili u gjet i varur në një pishë në qershor të vitit 2018. Asokohe, rasti u klasifikua si vetëν’ɾasje, por familjarët ngritën që në fillim dyshime të forta, sidomos ndaj të fejuarës së tij, Kejsi Spahillari.

Sot, hetimet kanë nxjerrë në dritë një skenar makabër: Kejsi Spahillari, atëherë adoleshente, kishte krijuar një lidhje të fshehtë me 65-vjeçarin Rexhep Vathi. Sipas dosjes hetimore, Antonio kishte zbuluar të dashurit në flagrancë, çka besohet se u bë shkak që dyshja të ndërmerrte aktin ekstrem — ν’ɾasjen e tij, duke e inskenuar më pas si vetëν’ɾasje.

Detajet janë tronditëse: Spahillari ka qenë ajo që ka lajmëruar të afërmit e të ndjerit, duke u treguar me saktësi vendin ku ndodhej trupi, pa pasur zyrtarisht asnjë informacion paraprak. Më tej, analiza e trupit të viktimës nuk zbuloi asnjë gjurmë kontakti me pishën, duke përforcuar dyshimet se ai ishte varur artificialisht. Gjurmë ADN-je të Rexhep Vathit janë gjetur gjithashtu në çarçafët e banesës së Kejsit.

Ndërkohë që Vathi i dha fund jetës në gusht të vitit 2024, Kejsi Spahillari sot ndodhet në Kanada, ku ka krijuar familje të re. Gjykata e Korçës ka caktuar ndaj saj masën “arrest me burg” në mungesë dhe pritet që autoritetet të kërkojnë ekstradimin e saj.

Një krim pasioni, i maskuar si vetëν’ɾasje, që tani kërkon drejtësi pas shtatë vitesh heshtje dhe dyshimesh.

Related Posts

Moti peson ndryshim drastik. Vransira dhe shumë vapë. Si do jete moti per 5 ditet ne vijim

Tashme jemi ne pranvere dhe moti pritet qe te kete rritje temperaturash duke filluar nga dita e marte dhe me pas ne diten e merkure. Ndera dita…

Ndahet nga jeta Dr. Safete Kelmendi

Ndahet nga jeta Dr. Safete Kelmendi (09.09.1957 – 25.04.2025). Dr. Safete Kelmendi përfundoi studimet për Mjekësi të Përgjithshme në Fakultetin e Mjekësisë në Universitetin e Prishtinës, ndërsa…

10 ushqimet që nuk duhet t’i blini kurrë ne supermarket

Një studim i ri ka sugjeruar se ushqimet ultra të përpunuara janë shkaku i 20,000 vdekjeve të parakohshme në Mbretërinë e Bashkuar çdo vit. Studiuesit nga institucioni…

Vendi u zhyt papritur në errësirë! Ja çfarë ndodhi në Spanjë

Operatori i rrjetit elektrik të Spanjës pranoi sot se energjia diellore mund të jetë fajtore për ndërprerjet e energjisë elektrike që sollën kaos në pjesën më të…

Ekspertët e shëndetësisë paralajmërojnë përhapjen e gripit të shpendëve: Përgatituni për…

Ekspertët kryesorë të shëndetit kanë paralajmëruar se SHBA-të po shkojnë drejt një pandemie tjetër, ndërsa gripi i shpendëve po del jashtë kontrollit në fermat amerikane. Deri më…

Gjesti fshiu nga Instagrami të gjitha fotot me të, shikoni “hakmarrjen” e Eglit (Foto)

Fituesi i Big Brother VIP Albania 4, Gjesti, tashmë ka njoftuar fansat se po vjen me një këngë të re. Ai fshiu të gjitha postimet në Instagram,…