E bija akυzohet se мb’yti dhe νᶏ’ri në pemë partnerin në bashkëpunim me të dashurin, flet e ëma e Kejsi Spahillarit!

Prokuroria e Korçës ka zbardhur pas 7 vitesh vdekjen e Antonio Karafilit, i cili në vitin 2018 u raportua se kishte vrarë veten duke u varur në një pemë.

Gjykata e Korçës ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” në mungesë për ish-partneren e Karafilit, Kejsi Spahillari, e dyshuar për vrasjen e të riut.

Sipas Prokurorisë, nga provat biologjike rezulton se Rexhep Vathi dhe Kejsi Spahillari kanë mbytur me çarçaf Antonio Karafilin dhe më pas e kanë varur në pemë, duke inskenuar vetëvrasjen.

Motivi i krimit dyshohet të ketë qenë një lidhje paralele që Kejsi Spahillari kishte me viktimën dhe Rexhep Vathin.

Pas ngjarjes, Spahillari emigroi në Kanada, ndërsa në gusht të vitit 2024, Rexhep Vathi vrau veten.

Në lidhje me këtë ngjarje të rëndë, në një video të publikuar në facebook, e ëma e Kejsi Spahillarit, Ana Spahillari, mohon përfshirjen e vajzës në krim.

Mes lotësh, ajo shprehet se e gjithë çështja është e sajuar dhe se vajza po merret nën akuzë pa prova konkrete.

Sa i përket gjurmëve biologjike në çarçaf, ajo pohon se e bija ndodhej në vendngjarje pas vetëvrasjes dhe kishte ndihmuar në uljen e trupit nga pema, së bashku me persona të tjerë.

“Asgjë nuk është e vërtetë. Çdo gjë është sajesë, është e stisur. Nuk e njoh fare personin në fjalë, e dëgjoj për herë të parë. Jam e shokuar. Si ka mundësi që në kaq vite nuk u gjet asgjë, dhe tani shpiket kjo histori pa asnjë fakt konkret? Nuk e kuptoj si çdo akuzë merret si e mirëqenë. Vajza më ka thënë që nuk ka asnjë lidhje me këtë ngjarje,” deklaron e ëma.

Related Posts

Horoskopi ditor, e mërkurë 30 prill 2025

Dashi Dashuria: Yjet njoftojnë pak trazira në jetën tuaj në çift, por juve ju takon t’i bëni gjërat në atë mënyra që të shkojnë në rrugën e…

Deklarata për çiftin, Loredana kërkon falje pubIike: “Prishje imazhi!”

Tiri Gjoci dhe Krisa Çaushi, kanë thyer heshtjen në lidhje me akuzat që u bënë brenda shtëpisë për një flirt të mundshëm mes Tirit dhe Loredana Bratit….

Familja Karaj në betejë për pronën: I afërmi i Majlinda Bregut po më zapton pronën

VlDE0/ Shoferi i lë timonin pasagjerit dhe del në dritare për të bërë video

Pak kohë më parë, JOQ ALBANIA publikoi videon e një të riu në Bulqizë që kryente manovra të rrezikshme me makinë. Pavarësisht këtij publikimi dhe ndëshkimit që…

VlDE0/ Donin të thyenin rekord, varka me shpejtësi 200 mhp fluturon dhe përmb*set

Një event në liqenin Havasu të Arizonës për pak sa nuk përfundoi në tragjedi për dy garues, të cilët po pilotonin një varkë të tipit “Skater 388”…

52 persona humbën j*tën në aks*dente rrugore gjatë tre muajve të parë të 2025

Çdo ditë në rrugët e vendit tonë ndodhin dhjetëra aksidente automobilistike, të shkaktuara nga faktorë të ndryshëm, që variojnë nga mungesa e sigurisë rrugore deri te papërgjegjshmëria…