Detaje tɾ*nditëse! Zbardhet pas 7 vitesh kɾiмi në Korçë. Antonio Karafili u νɾᶏ nga partnerja dhe i dashuri i saj!

Shtatë vite nga vr asja e të riut Antonio Karafili në Voskopojë të Korçës, prokuroria e këtij qyteti pas një hetimi të thelluar ka arritur të identifikojë dy autorët e krimit,shtetasin Rexhep Vathi dhe Kejsi Spaillari.

Sipas hetimit Kejsi Spaillari në atë kohë 18-vjeç së bashku me të dashurën e saj Rexhep Vathi, kanë mbytur me çarçaf dhe më pas varur në një pishë, trupin e pajetë të Antonio Karafilit, me qëllim krijimin e përshtypjes tek organet policore se i riu ishte vëtëvrarë.

Drejtonte trafikun e kokainës me Sky ECC, arrestohet shqiptari në Itali, trafikoi drogë me vlerë 2 mln euro! Tashmë ndaj Spaillarit, prokuroria e Korçës, Vasjana Postoli, ka lëshuar një mandat “arresti në burg” për akuzën e “Vrasjes me dashje” kryer në bashkëpunim.

Ndërsa për Rexhep Vathin, nuk është lëshuar një masë arresti, pasi ai ka ndëruar jetë si pasojë e një akti vetëvrasës që ka kryer.

Kejsi Spaillari është zbuluar nga një gjurmë biologjike ADN, që është gjendur në çarçafin me të cilin ishte lidhur në qafë, Antonio Karafili.

Aktualisht Spaillari është larguar nga Korça, duke u vendosur me banim në Kanada.

E njëjta provë është siguruar dhe për autorin tjetë që tashmë nuk jeton, Rexhep Vathin.

Si ndodhi ngjarja:

Krimi ka ndodhur në vitin 2018 dhe ka si motiv lidhjen sentimentale që Kejsi Spaillari kishte krijuar paralelisht me viktimën Antonio Karafili dhe autorin e krimit, Rexhep Vathi.

Pasi policia zbuloi trupin e pajetë të lidhur në një pishë në Voskopojë, fillimisht ngjarjen e rregjistroi për akuzën e “Shkaktimit të vetëvrasjes”.

Fillimisht hetimet e kryera nuk sollën produktivitet duke çuar prokurorinë të kërkonte pushimin e ndjekjes penale.

Por gjyqtari i Korçës, Arben Lena, vendosi të kthejë dosjen për rihetim duke detyruar prokurorinë të orientonte hetimin në akuzën e “Vrasjes me dashje”.

Mirëpo pas 7 viteve hetime dhe një seri aktesh ekspertimi, rezultoi se Antonio Karafili, është vrarë nga Rexhep Vathi dhe e dashura e tij, Kejsi Spaillari.

Pas vrasjes të dy së bashku e kanë lidhur trupin në pemë, për të krijuar përshpypjen se Antonio, ishte vetëvarur.

Por një detaj i vetëm ndryshoi rrjedhën e ngjarjes, pasi në momentin e konstatimit të trupit të pajetë nga policia, Antonio Karafili, është gjendur me këmbë në tokë dhe jo i varur plotësisht në ajër, siç mund të ndodhë në një skenë tipike varjeje.

Viktima Antonio Karafili nuk kishte në duar apo në thonjtë asnjë përmbajtje të lëvoreve të pishës, detaj që bindi prokurorinë se ai viktima nuk kishte hipur në pemë vetëm për të lidhur çarçafin me të cilin është vetëvarur.

Sipas dosjes hetimore, personi që e ka parë për herë të fundit në jetë Antonion, në datën 14 qershor 2018, ishte e dashura e tij, Kejsi Spaillari, në atë kohë 17 vjeç nga Korça.

Ajo tregon, se atë ditë rreth orës 17:00 janë takuar me xhaxhain e saj dhe djalin e xhaxhait, për të sqaruar një sherr mes këtyre të fundit dhe Antonios.

Debati u mbyll dhe Antonio e Kejsi shkuan në Voskopojë, tek lokali i prindërve të Antonios, “Taverna Mishel”.

Në këtë moment, Kejsi kujton se Antonio i bëri skena xhelozie, duke hedhur dyshime se ajo kishte një lidhje tjetër.

Ata u ndanë dhe rreth orës 20:00 të mbrëmjes, Kejsi me të ëmën dhe vëllain e të dashurit, u ngjitën për në Voskopojë.

Në këtë pikë e ëma e të ndjerit, Mimoza Karafili, tregon me detaje, sesi u njoftua nga e dashura e djalit, se Antonio ishte vetëvrarë dhe ajo vetë e gjeti atë të lidhur e të pajetë në një pishë.

Prindërit e viktimës që në fillim, kanë dyshuar se djali i tyre nuk është vetëvarur, por është vrarë.

Kjo për shkak se lartësia e pemës me tokën ishte e shkurtër dhe se viktima është gjetur nga nëna e tij me këmbë në tokë dhe jo të varura në ajër./Ora

Related Posts

Horoskopi ditor, e mërkurë 30 prill 2025

Dashi Dashuria: Yjet njoftojnë pak trazira në jetën tuaj në çift, por juve ju takon t’i bëni gjërat në atë mënyra që të shkojnë në rrugën e…

Deklarata për çiftin, Loredana kërkon falje pubIike: “Prishje imazhi!”

Tiri Gjoci dhe Krisa Çaushi, kanë thyer heshtjen në lidhje me akuzat që u bënë brenda shtëpisë për një flirt të mundshëm mes Tirit dhe Loredana Bratit….

Familja Karaj në betejë për pronën: I afërmi i Majlinda Bregut po më zapton pronën

VlDE0/ Shoferi i lë timonin pasagjerit dhe del në dritare për të bërë video

Pak kohë më parë, JOQ ALBANIA publikoi videon e një të riu në Bulqizë që kryente manovra të rrezikshme me makinë. Pavarësisht këtij publikimi dhe ndëshkimit që…

VlDE0/ Donin të thyenin rekord, varka me shpejtësi 200 mhp fluturon dhe përmb*set

Një event në liqenin Havasu të Arizonës për pak sa nuk përfundoi në tragjedi për dy garues, të cilët po pilotonin një varkë të tipit “Skater 388”…

52 persona humbën j*tën në aks*dente rrugore gjatë tre muajve të parë të 2025

Çdo ditë në rrugët e vendit tonë ndodhin dhjetëra aksidente automobilistike, të shkaktuara nga faktorë të ndryshëm, që variojnë nga mungesa e sigurisë rrugore deri te papërgjegjshmëria…