Moti merr kthesën e papritur, sinoptikani zbulon cfarë pritet të ndodh ditët në vijim..

Ditët e fundit të prillit dhe fillimi i majit sjellin më në fund motin e ngrohtë e me diell. Meteorologu Hakil Osmani shprehet për Klan News se vetëm ditën e hënë dhe të premten priten reshje shiu të pakta shiu në zona të izoluara. Temperaturat sot do të jenë 28 gradë Celsius, ndërsa gjatë javës mund të kalojnë edhe 30 gradë.

“Ditët e fundit të muajit prill parshikohen të sjellin një përmirësim të dukshëm të kushteve të motit, edhe pse dita e sotme ka nisur nën dominimin e intervaleve të gjata me diell, do të vijojë të jenë prezente edhe gjatë orëve të pasdites intervalet me mot të qëndrueshëm në një pjesë të mirë të territorit shqiptar, por pjesërisht zonat qendrore dhe lindore do të kenë momente të pakta me pika shiu.

Dita e martë, dita e mërkurë do të sjellë një mot të qëndrueshëm duke bërë që të kemi intervale të gjata me kthjellime, në vijën bregdetare do të jenë pothuajse gjatë gjithë 24-orëshit prezente, ndërsa në zonat e ulëta dhe malore, herë pas here, kemi kalime të lehta të vranësirave, por nuk do të kemi prezente reshtjet.

Temperaturat e ajrit ditët e sotme, maksimumet mbeten të larta duke bërë që të regjistrohen vlera shumë pranë 28 gradë Celsius. Do të vijojë rritja e temperaturave të ajrit edhe në ditën e martë dhe të mërkurë duke bërë që maksimumet të afrohen shumë pranë vlerave 29-30 gradë Celsius, ku në zonat e ulëta do të regjistrohen temperaturat më të larta.

Parashikohet që edhe fillimi i muajit maj të sjellë temperatura të larta, mot të qëndrueshëm duke bërë që dita e enjte dhe e premte të jenë nën dominimin e intervaleve të gjata me diell, më të dukshme gjatë orëve të para të mëngjesit, të fokusuara në ultësirën perëndimore, ndërsa në zonat malore do të ketë herë pas here kalime të vranësirave të cilat më prezente do të jenë ditën e premte duke bërë që në shtrirjen lindore në zonat e izoluara të kemi momente të pakta me reshje të izoluara shiu.

Temepraturat e ajrit do të vijojnë të larta përgjatë ditës së enjte dhe së premte duke bërë që maksimumet të jenë shumë pranë vlerave 30 gradë Celsius apo lehtësisht të tejkalohet kjo vlerë. Në orët e mesditës do të kemi temperatura të larta, por po ashtu edhe sa u përket orëve të para të mëngjesit, pritet të kemi minimume që në qytetet e zonave malore regjistrohen 7 gradë Celsius, ndërsa në ultësirën perëndimore, të luhaten nga 9-14 gradë Celsius”, tha Osmani.

Në fund, sinoptikani thekson se parametri i erës nuk do të jetë problematik për të gjithë ata që duan të shijojnë plazhin.

Related Posts

Hëna e re sfidon shenjat, por Afërdita ndez flakët e dashurisë në fund të Prillit

Hëna e re në Dem, sipas Meri Shehut do të jetë një Hënë shumë e vështirë, e cila do të sprovojë shenjat, por Afërdita në shenjën e…

Horoskopi ditor – E martë, 29 prill 2025. Për të gjitha shenjat zodiakale

Dashi (21 Mars – 19 Prill) Provo të lëshosh pak kontrollin mbi idenë që ke për veten. Mund të ndihesh sikur identiteti yt është më i butë…

Ndodh c*dia në Fier, vjehrra dhe dhëndri rr*hin njëri-tjetrin, policia i kap duke

Hëna e Re sjell lajme në dashuri dhe ekonomi, Horoskopi javor nga Meri Gjini: Shenja që do jetë në krizë per…

Ky cikël hënor, i kemi të gjitha mundësitë që njerëzit që kanë pasur problematika në lidhje me fizikun, t’i lënë pas. Pjesa e ekonomisë në mbarë botën…

Sonila Meço i sulet Altin Dumanit: Ç’të duhet ty ku i gjeti Berisha 6 milionë euro?! Nuredini (elektriçisti nga Tropoja) po na shpëton nga monizmi

Nga Sonila Meço Në kushtet e kapjes totale të shtetit, me gjithë ç’gjen përpara është më e lehtë të reagosh se të mendosh. Sepse të logjikuarit goditet…

Cmenduri! Zbulohet arsyeja pse u vr* 58 vjecari i varfer ne Vlore! Shtepia e tij vlente miliona, dikush donte te

Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me vrasjen e 58-vjeçarit Renato Hoxhaj në Vlorë. Raportohet se zona ku viktima kishte shtëpinë ishte e vendosur në një…