Këngëtarja e madhe shqiptare në rrugë të madhe/ Ska as fëmijë, 82-vjeçarja: Dal e shes rrugëve..

Virgjini Mile Ristani, dikur një këngëtare e shquar e Ansamblit të këngëve dhe valleve në Berat dhe më pas në Tiranë,rrëfen mes lotësh duke kujtuar me nostalgji vitet e aktivitetit të saj artistik por foli edhe më gjerë mbi momentet kyçe të jetës.

E ftuar në emisionin ‘Abc e Pasdites’ ajo tregon se sot jeton krejt e vetme mje nje pension minimal dhe detyrohet te shese lule.

“Jo vetëm Ansambli që më mungon shumë, por më mungojnë këngët. I dua shumë I dashuroj. Edhe spektatori. Me Ansamblin e Beratit patëm shumë suksese të njëpasnjëshme.” – shprehu Virgjinia teksa kujtonte kohët e shkuara.

Në moshën 72 vjeçare, Virgjinia humb bashkëshortin, të ndjerin Thimio Ristani dikur akrobat i cirkut në vend. Kjo humbje e madhe e la Virgjininë të vetme si pasojë edhe e pamundësisë për të pasur fëmijë. Ajo shpreh se fati nuk e deshi që të ndërtonin një familje të madhe, por dashuria nuk mungoi deri ditën e fundit.

“E vështirë shumë është, ne shkonim shumë mirë. Si dy zogj na thonim. Me kujtimin më të mirë ka ikur, jo vetëm nga mua por nga të gjithë njerëzit që e njihnin edhe e donin.” – tha e prekur zonja.

Virgjinia tregon se sot jeton nëpërmjet një pensioni minimal prej 1.800 lekësh dhe mungesa ekonomike e ka detyruar të shes lule në anë të rrugës. Sipas saj, fillimet me lulet qenë të sikletshme por ajo nuk ndaloi së tregëtuari trëndafilat që i rrit me përkujdesje në kopshtin modest mbrapa shtëpisë.

Related Posts

“Finalist produksioni”, G Bani ia thotë Laertit në sy të Ledionit, ja reagimi i moderatorit

Gjatë kohës sa po diskutohej dhuna e Jozit ndaj Gjestit ka ndodhur një situatë e pa parë. G Bani i është drejtuar Laertit me frazën “finalist i…

Familja e Gjestit nuk e pranojnë Eglin? Ish-banorja i jep fund pyetjeve

Ish-banorja e “Big Brother VIP Albania”, Egli Tako ka ndarë së fundmi disa detaje mbi marrëdhënien e saj me familjen e Gjestit. Ajo ka treguar se ka…

“Më pështyjë në fytyrë, unë kam abortuar”, çifti i përgjigjen thashëthëmëve

Gjatë këtyre ditëve ka pasur spekulime të shumta në lidhje me Eglin dhe Gjestin. Kjo e para ka deklaruar se prindërit e Gjestit për shkak të emocioneve,…

A duhet t’i marrim paratë që gjejmë në rrugë? Po apo Jo..

Të gjithëve na ka ndodhur që teksa ecim në rrugë, mund të gjejmë ndonjë qindarkë apo nëse kemi fat edhe më shumë sesa kaq.Jo të gjithë i…

‘Gjestin e dërgoi në finale Rozana’! Deklarata e Laertit, provokon përplasje mes banorëve

Deklarata e Laertit, se Gjesti nuk e meritoi fitoren, ka ndezur debate gjatë “Post Big Brother VIP 4”. Ka qenë Rozana ajo e cila ka përsëritur se…

3 shenjat me fat të së dielës 27 prill dhe 3 që duhet të bëjnë kujdes

E diela e 27 prillit sjell një valë energjie të re nën ndikimin e hënës së re, duke na ftuar të reflektojmë, të ndjejmë më thellë dhe…