Brenda një jave, 66 tërmete janë regjistruar në malin Spurr të Alaskës duke sinjalizuar “një nivel shumë të lartë rreziku” megavullkanit 3374 metra të lartë, për të cilin ekspertët kanë frikë se është “afër shpërthimit”. Observatori i vullkanit të Alaskës (AVO) ka regjistruar 55 tërmete gjatë javës së kaluar, duke përfshirë disa “tufa” që formojnë tërmete të shumta në vazhdimësi.
Zyrtarët thonë se aktiviteti i shtuar sizmik është një shenjë se magma po ngrihet nën malin Spur, duke shkaktuar çarje në shkëmbinjtë përreth, duke çuar në tërmete.
Planet e emergjencës u vendosën menjëherë për më shumë se 300,000 banorët e qytetit Anchorage. Qytetarëve iu kërkua të rezervonin ushqime, si dhe furnizime për foshnjat dhe kafshët shtëpiake, pasi shpërthimi vullkanik mund të prishë zinxhirët e furnizimit dhe të çojë në vonesa në dorëzim. Banorët kanë blerë maska N95, litra ujë dhe pajisje mbrojtëse për t’u përgatitur për shpërthimin.
Observatori i vullkanit të kësaj zone, AVO lëshoi një paralajmërim duke thënë se vullkani në malin 11,000 metra të lartë ka gjasa shpërthimi, edhe pse ato konsiderohen më të ulëta nga sa ishte raportuar në fillim të vitit. Në mars, AVO dha alarmin se mali Spurr mund të fryjë në javët e ardhshme, por deformimi i tokës pohuan ekspertë të tij, është ngadalësuar gjatë muajit të fundit dhe vija bregdetare përgjatë kraterit nuk e ka humbur akullin siç do të ndodhte nëse magma do të ngrihej në sipërfaqe.