Pas divorcit nga Xhensila Myrtezaj, Bes Kallaku rikthehet te “dashuria e parë”

Që pas divorcit nga Xhensila Myrtezaj, Bes Kallaku ka tentuar që të vendosë jetën e tij në një normalitet. Prej vitesh ai ka provuar të bëjë pak nga të gjitha, aktrim, muzikë, biznes, duke eksperimentuar në disa fusha.

Por duket se divorci tronditi jo pak jetën e tij, duke e bërë që të merrte pak kohë nga këto angazhime. Megjithatë, nuk mund të themi se një të mirë e pati e gjitha kjo histori. Pas ndarjes, çmimi për të pasur performancat e tij live u rrit ndjeshëm. Shkak u bënë edhe disa këngë, në dukje si akuza drejtuar ishgruas së tij. Por mesa duket kjo situatë nuk zgjati shumë. Edhe pse solli disa produksione të reja, tregu muzikor duket si një terren plotësues për të, sesa një profesion i mirëfilltë. Ndaj edhe Bes Kallaku ka vendosur t’i rikthehet edhe njëherë aktrimit.

Aktori, do të rikthehet edhe njëherë në skenën ku edhe u bë i famshëm, në show e humorit. Mesa duket aktrimi është përsëri në planet e tij, duke vendosur që të kthehet edhe njëherë jo vetëm si aktor humori, por edhe me pjesëmarrje nëpër filma dhe produksione që do të mbërrijnë nga vetë ai. Ditët e fundit, aktori ka nisur edhe përgatitjet për rikthimin e tij në kinematografi, duke vendosur kështu të rikthehet sërish tek ‘dashuria’ e tij e parë. Rreth 1 vit nga ndarja me Xhensilën, Besi ka vendosur që të ndërmarrë edhe njëherë rrugën që i dha suksesin, duke lënë pas dështimin në dashuri.

Për herë të parë këngëtarja Xhensila Myrtezaj ka folur pak kohë më parë për ndarjen nga bashkëshorti, aktori Bes Kallaku. Xhensila tregoi se përse e mori vendimin për t’u ndarë. Xhensila thotë se raporti me Besin kishte vite që ishte në krizë edhe në mënyrë që fëmijët e saj të kishin qetësi në të ardhmen, vendosi që të kërkojë divorcin.

“Ka disa vite që ishim përpjekur të sistemonim pakënaqësitë në martesën tonë me dëshirën për të mos i dhënë fund. Por kriza ka gjithmonë në çift. Ne nuk e kishim ndarë akoma nëse donim të ishim ndarë apo bashkë. Por mendoj se në çdo marrëdhënie kur veprat me fjalët nuk kanë shumë përputhshmëri, kur në marrëdhënie ka debate, bëhet toksike. Bëhet e dëmshme për mua, fëmijët, edhe për të. Kështu unë mora vendimin për t’u ndarë. Në çift duhet bashkëpunim, duhet punë nga dy partnerët. Kam kuptuar që nuk duhet të luftojë veç njëra palë, por nga të dyja. Ishte një vendim i marrë nga unë. Më duhej mua ta bëja si hap pasi nuk shihja asnjë mundësi tjetër. Nuk është i lehtë divorci. Disa hapa sado të vështirë të jenë, duhet gjetur guximi për t’i marrë. Unë e gjeta forcën te fëmijët e mi, sepse doja që në të ardhmen fëmijët të kishin qetësi. Shumë barrë kam marrë mbi supe. Çfarë nuk është thënë për mua, çfarë nuk kam lexuar. Por unë nuk e ndryshoj dot botën, nuk e ndryshoj dot mendësinë e tyre”, thotë Xhensila.

Ishte Besi i pari që konfirmoi se mes tij dhe Xhensilës gjërat kishin përfunduar. Në programin “Ferma Vip”, ku Besi është edhe një nga moderatorët, ai ka zbuluar se fëmijët e tyre jetojnë me Xhensila Myrtezajn, së cilës iu është referuar si ish-bashkëshortja, duke zbuluar se janë divorcuar. Aktori i humorit u shpreh se vajzën, Ajkën e shikon më shpesh, ndërsa djalin pak më rrallë. Në zërin e tij dallohet një vuajtje nga ky divorc, ndërsa thotë se është mërzitur.

“Kur isha këtë herë në Itali erdhi më mori dikush. Më pyeti se çfarë ke bërë, po fëmijët? Mirë i thashë, gocën e shoh më shpesh, djalin pak më rrallë, sepse jetojnë me ish-bashkëshorten. U mërzita sepse njeriu ndodhet me disa situata në jetë që nuk i ka pritur, është pak e vështirë. E rëndësishme është të jenë të mirë”, u shpreh Bes Kallaku në “Ferma Vip”.

Related Posts

Këngëtaret që i hëngren fjalët e veta, u kthyen pasi e lanë muzikën

Artistët që u rikthyen pasi vendosën të largohen nga industria e muzikës Industria e muzikës shpesh herë bëhet e lodhshme për artistët që padyshim punojnë shumë për…

Se fitoi cmimin, dhe banka do i marrë shtëpinë! Laerti i prekur zbulon hallin e madh që i doli

Laert Vasili, i cili u shpall i treti në finalen e madhe të Big Brother, ishte dje në një rrëfim në Shqipëria Live në Top Channel. Laerti…

Vellau i Madh nuk e len rehat Gjestin dhe jashte shtepise se BBVA4

Kujdes mikrofonin🤣🤭 View this post on Instagram A post shared by GJ \A (@gjesti.legend)

Gjestit i ndodh e papritura në koncertin e parë pas BBVA

SHIKO NE FUND TE FAQES VIDEON View this post on Instagram A post shared by GJ \A (@gjesti.legend)

Duda Balje kërkon 100 mijë euro dëmshpërblim nga Sadri Ramabaja

Deputetja Duda Balje, përmes padisë për shpifje që ka dorëzuar kundër analistit Sadri Ramabaja, ka kërkuar që ky i fundit t’i paguaj asaj, 100 mijë euro dëmshpërblim….

Sєkretet e fshehura të Vatikanit!

Vatikan- Aty ku ra një perandori, u ngrit një tjetër perandori. Por nëse e para ishte perandori lufte e pushteti ushtarak, e dyta ishte një perandori shpirtërore….