21 vjet i fjetur mes jetës dhe mrekullisë: Princi që nuk u zgjua kurrë mbush 36 vjeç

“Princi i Fjetur” i Arabisë Saudite mbush 36 vjeç, 20 vjet në koma: një histori që vazhdon të prekë zemrat

Princi saudit Al-Waleed bin Khaled bin Talal, i njohur në botën arabe si “Princi i Fjetur”, mbushi 36 vjeç më 18 prill, ndërsa vijon të qëndrojë në koma që prej vitit 2005. Historia e tij tragjike dhe njëkohësisht shpresëdhënëse vijon të prekë miliona njerëz në mbarë botën.

Princi ra në koma pas një aksidenti automobilistik të rëndë në Londër, që i shkaktoi dëmtime të mëdha cerebrale. Që atëherë, ai mbahet në jetë përmes pajisjeve të frymëmarrjes artificiale dhe ushqehet përmes një tubi special. Pavarësisht gjendjes së tij, familja nuk ka ndalur kurrë së shpresuari për një mrekulli.

Nëna e tij, Princesha Reema bin Talal, ndau në rrjetin X (ish-Twitter) disa fotografi nga fëmijëria dhe momentet e fundit me të birin, duke i shoqëruar me fjalët prekëse: “I dashuri im Al-Waleed bin Khaled, 21 vjet pas (aksidentit) ti mbetesh i pranishëm në zemrat tona dhe në lutjet e të gjithë atyre që të duan. Zoti im, shëroje.”

Në vitin 2019 u regjistruan disa lëvizje të lehta si ngritja e një gishti apo lëvizja e kokës, që u interpretuan si shenja inkurajuese, por princi nuk ka dalë kurrë nga koma. Aktualisht ai trajtohet në Qytetin Mjekësor të Mbretit Abdulaziz në Riad, nën përkujdesjen e një ekipi të specializuar mjekësor.

Babai i tij, Princi Khaled bin Talal, ka refuzuar gjithmonë që djali i tij të shkëputet nga aparaturat e jetës. Ai dhe bashkëshortja e tij vazhdojnë të besojnë se shpirti i djalit është ende i pranishëm dhe se Fuqia e Lartë që e ka mbajtur gjallë, mund të sjellë një ditë shërimin e tij.

Edhe pse nuk u publikua ndonjë përditësim i ri shëndetësor me rastin e ditëlindjes së 36-të, rrjetet sociale u mbushën me urime, lutje dhe mesazhe solidariteti për Princin e Fjetur — një simbol i besimit dhe dashurisë së pakushtëzuar që sfidon kohën. /noa.al

Related Posts

Një qytetarja rrëfen përvojën të fr*kshme: Më bën magji, vezët i kishin futur në mur

Një qytetare ka dërguar një video dhe rrëfim në redaksinë tonë, ku tregon për një “zbulim” të çuditshëm në avllinë e shtëpisë së saj: disa vezë të…

19-vjeçari i dh*nuar në Lundër është djali i ish-deputetit Mhill Fufi

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e së premtes në zonën e Lundrës, në afërsi të një kompleksi rezidencial, ku është dhunuar brutalisht Kristi Fufi, 19…

“Gjesti dhe Egli nuk mu dukën si çift”/ Menaxheri i VIP-ave tregon prapaskenat nga festa e BBV

Menaxheri i njohur i VIP-ave, Xhani Demika, ka ndarë së fundmi disa detaje interesante nga festa pas finales së Big Brother VIP Albania 4, ku vëmendja ishte…

Familja e Gjestit i qëndroi ftohtë/ Por cili ishte reagimi i familjarëve të Eglit kur Gjesti u shpall fitues i BBV?

https://lokimagazine.com/wp-content/uploads/2025/04/snapins-ai_3617771486334421726.mp4

“Enver Sekiraqa e kishte rr*hur Adelina Ismajlin”, çka tha dëshmitari në rastin e vr*sjes së Triumf Rizës?

Dëshmitari Blerim Shala, gjatë dhënies së dëshmisë në procesin gjyqësor ndaj Ilir dhe Rrahim Abdullahut, të akuzuar për vrasjen e policit Triumf Riza, tha se ky i…

Horoskopi ditor, e shtunë 26 prill 2025

Dashi Marrëdhënia ne çift do jete edhe me e bukur gjate kësaj dite. Do ruani një komunikim te ngrohte me partnerin tuaj dhe do flisni për çdo…