Shqipêria në zi! Ndahet nga jeta doktori i madh shqiptar(foto)

Sot është ndarë nga jeta në moshën 91-vjeçare Dr. Mihallaq Prifti, anestezisti më i vjetër i Shërbimit të Anestezi-Reanimacionit në Shqipëri, i njohur ndryshe si “Misha i Madh”.

I lindur në Nartë të Vlorës, Dr. Prifti ishte një figurë e nderuar dhe e dashur nga të gjithë: i qetë, fjalëpak dhe thellësisht i përkushtuar ndaj profesionit. Në një kohë kur infrastruktura mjekësore ishte e kufizuar dhe kushtet të vështira, ai dha një kontribut të jashtëzakonshëm në ngritjen dhe konsolidimin e këtij shërbimi jetik.

Pas specializimit në Shën Petërsburg në vitin 1958, Dr. Prifti e zhvilloi të gjithë karrierën e tij në Spitalin Ushtarak, ku ishte edhe shefi i parë i Shërbimit të Anestezisë. Edhe pas daljes në pension, ai nuk iu nda profesionit, duke vijuar të ndihmonte me përvojën dhe përkushtimin e tij për shumë vite me radhë.

Shoqata e Anestezistëve dhe Reanimatorëve të Shqipërisë ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta për ndarjen nga jeta të Dr. Priftit përmes një postimi në rrjetet sociale duke shkruar:

“NJOFTIM NGUSHËLLIMI

Sot, në moshën 91-vjeçare, u nda nga jeta anestezisti më i vjetër i Shërbimit të Anestezi-Reanimacionit, Dr. Mihallaq Prifti – i njohur nga të gjithë si “Misha i Madh”.

I lindur në Nartë të Vlorës, Dr. Prifti ishte një figurë e respektuar, njeri i qetë, fjalëpak dhe i përkushtuar. Ai dha një kontribut të jashtëzakonshëm në vitet më të vështira të këtij shërbimi, duke punuar me përkushtim në kushte te veshtira.

Me një specializim në Shën Petërsburg në vitin 1958, ai shërbeu gjatë gjithë jetës së tij profesionale në Spitalin Ushtarak, ku ishte dhe shefi i parë i Shërbimit të Anestezisë. Edhe pas daljes në pension, vazhdoi të kontribuonte për shumë vite me pasion dhe përulësi.

Shoqata e Anestezistëve dhe Reanimatorëve të Shqipërisë shpreh mirënjohjen e thellë për figurën dhe veprën e tij, si dhe ngushëllimet më të sinqerta familjes, kolegëve dhe miqve.

I paharruar qoftë kujtimi i tij!

Shoqata e Anestezistëve dhe Reanimatorëve të Shqipërisë”

Related Posts

Flet shoku i 17-vjeçarit në Gjirokastër: Mamaja nuk e mbështeste, e kishte denoncuar!

Një tragjedi u regjistrua mesditën e të dielës së kaluar në Gjirokastër, ku i mituri Vehip Peçi i dha fund jetës tragjikisht duke u varur në banesën…

Moti ben ndryshim drastik, ja çfarë pritet të ndodhë orët në vijim..

Vranësirat do të jenë prezente që në orët e para të mëngjesit dhe në zonat Qëndrore dhe Juglindore do të gjenerojnë reshje të pakta shiu. Vranësirat do…

Tërmet në Shqipëri, ja epiqendra

Një tërmet me magnitudë 3.5 ballë është regjistruar mbrëmjen e sotme në Korçë. Lëkundjet janë ndjerë në qytet, po ashtu edhe në Pogradec. Sipas informacionit zyrtar, tërmeti…

Çfarë po kurdis, postimi i fundit Arbana Osmanit po ‘shtang’ rrjetin (Foto)

Kur mendojmë se gjithçka mes Arbana Osmanit dhe formatit Big Brother është mbyllur me një “heshtje dinjitoze”, ajo kthen vëmendjen me një postim në InstaStory që na…

Moderatorja TR*NDITET nga fjalët e telefonueses: Kam 6 fëmijë, nuk fle dot me burrin se ai..

Lidhur me temën nëse prindërit duhet të puthen në sy të fëmijëve, një telefonuese e programit e “Shije Shtëpie” në Tv Klan u shpreh kundër. Nëna e…

U*GJENTE! Ambasada e SHBA nxjerr njoftimin e rëndësishëm për vizat

Ambasada e SHBA në Tiranë do të përdorë një sistem të ri për takimet e vizave duke filluar nga data 30 maj 2025. Përmes shërbimit të ri,…