Kur mendojmë se gjithçka mes Arbana Osmanit dhe formatit Big Brother është mbyllur me një “heshtje dinjitoze”, ajo kthen vëmendjen me një postim në InstaStory që na bëri të kruajmë kokën… dhe pak edhe zemrën.
Në qendër të postimit ishte ditëlindja e vëllait të saj – një moment familjar, i ngrohtë dhe i rëndësishëm. Por ajo që e bëri të gjithë rrjetin të ndalej ishte torta: e zbukuruar me mbishkrimin “CELEBRATING BIG BROTHER”. Po pse “Big Brother”?
Pse tani? Dhe mbi të gjitha, pse nga Arbana?
Një thumb, apo një rastësi? Pas largimit të saj nga spektakli që për vite e drejtoi dhe u identifikua me të, çdo shkrim apo story nga ajo që përmend “Big Brother” ngre dyshime… dhe reagime.
Nëse do të ishte dikush tjetër, ndoshta s’do ta vinte askush re. Por me A-në e madhe që e ka drejtuar formatin për më shumë se një dekadë, asgjë nuk është “thjesht një tortë”.