“Do e kishte fituar BBV me mua në krah”, Valbona zbulon cfare ka ndodh mes saj edhe Laertit pas takimit jashte…

“Ai do kishte fituar Big Brother me Bonën në dyshe”, kështu u shpreh Valbona Mhilli teksa ishte sot e ftuar në emisionin “Në shtëpinë tonë”, në Top Channel.

Ish-banorja e “Big Brother VIP 4” foli për rrugëtimin e saj në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, por edhe komentoi pak deklaratat që Laert Vasili ka bërë një ditë më parë në emisionin “Shqipëria Live”.

Pjesë nga intervista:

Kur e pyeta në shtëpi nëse do të kthehej pas do të bënte përsëri të njëjtin veprim tha ‘pa diskutim që po’

Pa diskutim, ne sot e kemi fitues Laert Vasilin, është shpallur i treti në shtëpinë e Big Brother. Është në fitues i padiskutueshëm i këtij edicioni

Po të mos ishit ndarë do të kishit qenë të dy në finale

Ai do të kishte fituar Big Brother me Bonën në dyshe. Megjithatë edhe renditja e tij, fakti që u rendit i treti do të thotë që ai e fitoi Big Brother-in e tij. Ka një lloj të drejte, se një lojtar duhet të jetë i vetëm nga nisja deri në fund. Unë dhe Laerti kemi qenë dy lojtarë se nuk është se unë nuk kam patur ndonjëherë nevojën e askujt, të kisha një aleat në krah, të më mbronte apo të sulmonte për mua. Nga ana tjetër edhe Laerti, edhe pse ka patur gjithmonë Rozanën mbështetëse dhe kanë qenë aleatët e vetëm nga nisja në fund. Besoj se asnjëri nga ne nuk e ka dashur atë lojtarin dy në një, por Big Brother ky është, të vë në sprova të tilla. Megjithatë ne na vuri Gjesti.

Ju nuk keni patur kontakt pasi keni dalë nga BBV?

Unë e kuptoj Laertin kur del e bën këto deklarata. Unë kam dy javë e gjysmë, po bëj tre javë që kam dalë nga shtëpia dhe ai ka dëgjuar të gjitha intervistat, e ka kuptuar që në hyrjen e dasmës që unë nuk kisha kontakt me të. Nuk e kam falur asnjëherë Laertin dhe nuk e kam ndërmend ta fal Laert Vasilin.

Keni një lloj ‘mllefi’ me njëri-tjetrin, ka patur në të gjithë historinë tuaj në shtëpinë e BBV, vërtetë ndonjë ndjenjë të mirëfilltë, apo e gjitha ishte në kuadër të lojës?

Absolutisht që ka patur një simpati për Laertin, se ndryshe nuk do ishim zgjedhur e rizgjedhur. Ka patur shumë sinqeritet brenda asaj shtëpie dhe një konsideratë shumë e lartë. Unë nuk them se kam qenë e dashuruar, se duhet të na kuptoni, të mbyllur në atë shtëpi, aty edhe mund të afeksionohesh me murin.

Related Posts

“Jemi në mes të katër rrugëve”, nëna me të bijën 9-vjєçare që vυan nga tυмori në tru dëbohen nga faмilja e burrit!

Disa javë më parë, JOQ Albania publikoi një apel për ndihmë nga një familje shqiptare në Tetovë, prindërit dhe 4 fëmijët e tyre të mitur, që po…

Ish shoku i Jozit tregon ARSYEN E FORTE se pse Jozi g*diti Gjestin? ‘Problemi i tij i madh ka qenë tek…’

Në një intervistë për Radar.al, ish-miku i artistit shqiptar njëkohësisht dhe ish-banori i “BBVA4” Jozefin Marku, këngëtari i njohur Labinot Rexha ka zbuluar se si miqësia e…

Egli publikon foto nga makina, a është shofer Gjesti?

Gjesti dhe Egli vazhdojnë të jenë në qendër të vëmendjes edhe pas përfundimit të ‘Big Brother VIP Albania’ andaj veprimi i fundit nga këngëtarja ka ngjallë reagime…

Pamje të f’rikshme. Goditje nga tërmeti.. vinçi lëkundet në majën e pallatit gjigant

Një tërmet me magnitudë 6.2 goditi Stambollin, me epiqendër në afërsi të Silivrisë, duke shkaktuar panik të madh në qytet. Më shumë se 100 pasgoditje u regjistruan,…

Horoskopi ditor, e premte 25 prill 2025

Dashi Jeta ne çift do marre bekimin e yjeve gjate kësaj dite. Te gjitha konfliktet do zgjidhen dhe do krijoni një lidhje edhe me te forte. Beqaret…

ChatGPT i lexon filxhanin dhe i thotë se burri e tradhëton. Gruaja kërkon menjëherë divorcin pas 12 vite martesë

Kërkesa e parë e divorcit bazuar në një përgjigje të dhënë nga Inteligjenca Artificiale, nëpërmjet ChatGPT, ka ndodhur në Greqi. Konkretisht, një grua vendosi të bënte kërkesë…