Tre adoleshentë janë përfshirë në një grabitjeje mbrëmjen e 21 prillit në qytetin e Durrësit, ku kanë hyrë befasisht në banesë e një shtetaseje, duke shkaktuar panik dhe tronditje te vajza e saj vetëm 12 vjeç që gjendeshe brenda.
Nëna e vajzës në një denoncim për JOQ Albania, tregon se grabitja ndodhi rreth orës 19:20, në momentin kur e bija ishte kthyer nga një dyqan dhe kishte lënë derën hapur për pak çaste. Në atë kohë, tre të rinj, të identifikuar nga ajo si Fabjon Toro, Aligers Senka dhe Fabjon Pisha, shfrytëzuan situatën për të hyrë brenda.
Ata kanë marrë disa sende nga banesa, përfshirë këpucë dhe shapka, por më e rëndë për familjen ka qenë ndikimi psikologjik i ngjarjes. Vajza 12-vjeçare, e frikësuar nga situata, është detyruar të mbyllej në dhomën e gjumit, ku qëndroi e tmerruar gjatë gjithë kohës.
Nëna, e cila falënderon Zotin që vajzës nuk i ndodhi gjë, thotë se e bija ende vuan pasojat emocionale të asaj nate dhe është thellësisht e tronditur. Ajo shprehet e zhgënjyer edhe nga reagimi i policisë, ku sipas saj, i është thënë se “nuk mund të bëhet gjë, pasi autorët janë minorenë”.
“Çfarë brezi po rritet?”, pyet ajo ndër të tjera, teksa kërkon që të merren masa të menjëhershme për këtë rast.
Mesazhi i plotë i qytetares:
“Kjo eshte nje rast grabitje. Jam e shqetesuar nuk kemi siguri ne kete vend. Cfare brezi po rritet?
Policia e shteti nje institucion qe duhet te na jap siguri dhe zgjidhje. Ndodhem ne Plazh-Durres, lagjia 13 rreth ores 19:20 data 21 prill, 3 djem rreth moshes 13-14 vjec jan fut ne shtepin time duke marr sende si kepuc dhe shapka. Nuk me vret fakti qe kan marr kto gjera por menyra se si futen. Ky eshte brezi qe rritet hajduta, kriminela.
Policia e shtetit thot nuk i kap ligji se jan minoren. Cfare duhet bere? Kjo gje nuk eshte normale. Kete video po ua dergoj per ti dhen nje mesim ketyre femijeve dhe familjeve tjera te bejne kujdes me keta fytyra: Fabjon Toro, Aligers Senka, Fabjon Pisha.
Kan rujt vajzen qe ka qen ne dyqan dhe jan fut pas saj. Vajza ka bertit se jan fut direkt pas saj, eshte mbyll ne dhomen e gjumit me celes. Vajza ime eshte minorene 12 vjece. Shyqyr qe nuk mi ka ndodh gje asaj. Akoma eshte e tronditur,” shkuruan qytetarja.