“Babi i paralizuar, mami ka ndërruar jetë” – Petro ndan dhimbjen dhe forcën për të përballuar jetën pas humbjeve të mëdha.(Video)

Një nga banorët më të rinj të këtij edicioni të “Big Brother VIP 4”, Petro, ka ndarë një kapitull të dhimbshëm nga jeta e tij private gjatë një bisede me Gertën. Gjatë rrëfimit, ai tregoi për humbjen e nënës së tij para pesë vitesh, e cila ndërroi jetë si pasojë e kancerit në pankreas, dhe për gjendjen e rënduar shëndetësore të babait të tij, i cili është i paralizuar.

“Kam vetëm motrën. Babai është në krevat, dhe mami ka ndërruar jetë. Janë bërë pesë vjet që iku,” tha Petro, duke rikujtuar dhimbjet dhe sfidat që e kanë shoqëruar që në fëmijëri.

Petro tha se një pjesë e madhe e fëmijërisë së tij ka kaluar nëpër spitale, duke u përballur me sfida të mëdha që e kanë formuar dhe forcën për të vazhduar përpara.

“Me çfarë më kanë parë sytë mua, këto këtu më duken si gjëra të vogla,” tha ai, duke e krahasuar përvojën e tij jashtë me jetën brenda shtëpisë së “Big Brother VIP.”

Pas këtij rrëfimi, Gerta e mbështeti dhe e ngushëlloi Petron për vështirësitë e jetës, duke i kujtuar se qëndrimi në shtëpinë e “Big Brother” është një mundësi për të lënë pas dhimbjen dhe për t’u përqendruar në përvojën e re.

Related Posts

Habit gjin*kologia: Vajzat 26 vjeç po kalojnë në men*pauzë. Është ulur pragu i..

Vajzat 26 vjec, po kalojnë në menopauzë. Është ulur pragu pas Covid19 eshte shprehur Dr. Enriketa Kroi , Mjeke obsteter-gjinekologe. Ajo eshte shprehur se eshte ulur shume…

Kinezët krijojnë kamerën më të fuqishme spiune: Fytyrat të dukshme nga hapësira

Shkencëtarët kinezë kanë zhvilluar kamera të reja të bazuara në teknologjinë lazer që lejojnë imazhe me rezolucion milimetrik në distanca më të mëdha se 100 kilometra. Kjo…

DOKUMENTI/ RASFF: Në Shqipëri është shitur sheqer palmë i kontaminuar me praninë e alergenit dioksid squfuri mbi nivelin e lejuar!

Pas skandaleve të një pas njëshme që tregojnë pasigurinë e ushqimit në vendin tonë, një tjetër produkt që konsumojmë çdo ditë rezulton një risk serioz për shëndetin…

“Gjesti e PËRDOR Eglin, i ka dhënë shpresa për lojë” Arsida BBVA zbulon çfarë ndodh në momentet e “pa transmetuara”

FOTO/ Jozi i jep ‘g*ditjen’ dhe Loredanës? Ish-banori prezanton partneren e tij të re

Para dy ditësh, ishte hakuar Instagrami me mijëra ndjekës i Jozefin Markut, ndërsa ditën e sotme është rikthyer përsëri në rrjetet sociale me të njëjtën llogari Instagrami….

“Denoncova G-Banin ne polici, ja çfarë “më bëri” Arbër Hajdari”/ Rrëfehet Arsida Big Brother VIP

E ftuar në emisionin “Glamour Zone” në “Ora News”, ish-banorja e “Big Brother VIP Albania 4”, Arsida Çerpja, foli për herë të parë mbi prapaskenat e një…