Një hajdut me syze është bërë protagonist i një vjedhje të ndodhur ditën e djeshme në një pastiçeri në qytetin e Durrësit.
Në pamjet e mbërritura në redaksinë tonë, duket djali i ri i veshur me një xhaketë, xhinse të zeza dhe një palë syze. Ai fillimisht futet në pastiçeri, dhe teksa vëren se nuk kishte asnjë klient brenda, thur planin për grabitjen e kasës.
Ai afrohet në pjesën e fundit të banakut, dhe pasi shikon se çelësat ishin të vendosura në kasë, vendos ta hapë dhe të kryejë vjedhjen. Fillimisht ai nuk e hap dot, por nuk heq dorë nga plani i tij.
Në një përpjekje të dytë, hajduti me syze arrin ta hapë kasën, ku merr një shumë parash që gjendeshin aty. Pronari thotë se ka bërë denoncim në polici, teksa po e kërkon dhe vetë hajdutin.
Ai thotë se nuk ka pasur shumë para në kasë, por gjesti i djalit të ri është shumë i ulët.
Mesazhi i qytetarit:
Pershendetje jam nje qytetar nga qyteti durresit dua te rqportij nje vjedheje qe eshte ber te bisnesi im. Hera e pare qe vjen. Nuk ka pasur shume te madhe po vetëm gjesti qe ben. Une i kam bere denoncim ne polici, po e kërkoj dhe vete.