Baba i dy fëmijëve të vegjël, ky është Doriani që humbi j*tën në Aeroportin e Vlorës

Dy ditë më parë, më 19 prill, kantieri i ndërtimit të Aeroportit të Vlorës u bë sërish skenë e një ngjarjeje të rëndë, ku për herë të dytë brenda katër muajsh, një punëtor humbi jetën tragjikisht gjatë orarit të punës. Viktima Dorian Hasani 38-vjeç, kishte vetëm dy ditë që ishte punësuar në kantier.

Sipas informacioneve ekskluzive të siguruara nga JOQ Albania, përmes një të afërmeje të tij, Doriani punonte pa sigurime dhe ishte i vetmi mbështetës ekonomik për familjen: bashkëshorten, dy fëmijët e mitur, një vajzë 10-vjeçare dhe një djalë 5-vjeç, si dhe nënën e tij, e cila është e tronditur nga lajmi i kobshëm.

Kjo është tragjedia e dytë që godet të njëjtin kantier brenda një kohe të shkurtër. Më 17 janar, punëtori Nusret Xhoka, 60 vjeç nga Dibra, humbi jetën si pasojë e një aksidenti me një fadromë.

Në rastin e fundit, policia ka arrestuar administratorin e kompanisë ku punonte Doriani. Por a është e mjaftueshme kjo masë për të parandaluar përsëritjen e ngjarjeve kaq të rënda në të ardhmen?

Ndërkohë, Inspektoriati Shtetëror i Punës, institucioni përgjegjës për kontrollin dhe zbatimin e masave të sigurisë në vende pune, duket se ka “marrë pushimet” para kohe. Mungesa e inspektimeve në terren është alarmante, ndërsa familjarët e punëtorëve jetojnë çdo ditë me ankthin nëse të dashurit e tyre do të kthehen të sigurtë në shtëpi në fund të ditës.

Mesazhi i të afërmit për JOQ Albania:

“Doja te ngreja nje shqetsim qe po na vret çdo dite, djali qe vdiq ne aeroportin e Vores kishte vetem dy dite qe kishte filluar pune aty, ( pa sigurime ), dhe qe la pas nje familje me femij te mitur qe e priste ne shtepi ,dhe nenen qe I plasi zemra me kte vdekje tragjike,..dhe sa do vdesin ne kte menyre ?? , une ate djal e kam te afërt.

Nuk kam prova dhe foto..se nuk e di kush si ka ndodhur ajo gje..por di te ju them qe per buken e gojes ka shkuar dhe pas ka lene dy femij 10 vjece dhe 5 vjec. Ky eshte Doriani.

Une nuk e kam vella por e kam dashur shume..eshte njeri I afert I familjes time….dhe me vjen shume keq qe kto raste nuk bertiten nga shteti por jane te etur per karrige dhe askush nuk pyet me per jeten e njerzve te shtreses se varfer..eshte shume e rende me besoni sepse kam kaluar kalvar vete mbi kurriz dhe akoma po kaloj pa I plas shtetit se si dhe a duhet te marim fryme dhe ne qe skemi fuqine e pushtetin, dhe sa do vuajme ne kte forme?!!”

Related Posts

Bardhi trondit me deklaratën: “Ka artistë me kontrata që nuk iu lejohet të kenë të dashur apo të bëjnë fëmijë”

Bardhi dhe Sara bënë bujë në mediat rozë me intervistën e tyre të fundit, ku këngëtari ishte i ftuari i parë në emisionin e ri të moderuar…

Reagon Gjesti për herë të parë pas fitores së BBVA

Gjesti ka reaguar për herë të parë në rrjetet sociale pas fitores së tij në BBVA, duke ndarë me ndjekësit një mesazh falënderimi dhe emocioni. Në një…

Arbana Osmani i bëhet “shefe” kunatës

Moderatorja e njohur Arbana Osmani vijon të zgjerojë angazhimet e saj përtej televizionit, duke u fokusuar edhe në biznesin e gastronomisë. Së fundmi, Arbana ka punësuar kunatën…

E dashura e 17-vjeçarit: Vini e kishte planifikuar νetëνr*sjen, askush s’mori masa

Një ngjarje e rëndë tronditi ditën e djeshme fshatin Valare të Gjirokastrës, ku 17-vjeçari Vehpi Peçi i dha fund jetës në banesën e tij. E dashura e…

E dashura e 17-vjeçarit: Vini e kishte planifikuar νetëνr*sjen, askush s’mori masa

Një ngjarje e rëndë tronditi ditën e djeshme fshatin Valare të Gjirokastrës, ku 17-vjeçari Vehpi Peçi i dha fund jetës në banesën e tij. E dashura e…

E rëηdë/ Tre somalezë dhe një kosovar rrëмbyeη dhe dhυ’ηυan 15-vjeçarin jetiм nga Shkodra në Suedi

Gazetari shqiptar në Suedi, Ervin Dushi, ka zbuluar të gjitha detajet në lidhje me rrëmbimin dhe keqtrajtimin e një 15-vjeçari shqiptar në Suedi. Sipas tij, autorët e…