Bie me 22% numri i të rinjve në Tiranë ndërmjet 2011-2023

Tirana është i vetmi qark në Shqipëri që ka njohur një rritje të lehtë të popullsisë prej 1.2% ndërmjet viteve 2011 dhe 2023, por ka pësuar një rënie të madhe të numrit të të rinjve nga 15-19 vjeç. Sipas të dhënave nga Census 2023, popullsia e Tiranës në grupmoshën 15-29 vjeç ra me gati 22%, nga 202 mijë në vitin 2011 në 158,288 persona në vitin 2023. Kjo tregon një ndryshim në strukturën e popullsisë, me një plakje të saj, duke reflektuar rritjen e numrit të të moshuarve dhe rënien e të rinjve.

Për dekada, Tirana ka qenë qendra kryesore për studentët nga e gjithë Shqipëria, por rritja e kostove të jetesës dhe pagat e ulëta kanë bërë që shumë të rinj të emigrojnë, shpesh pas studimeve. Në vitet e fundit, ky fenomen është përforcuar, pasi të rinjtë përdorin Tiranën si trampolinë për të shkuar në shtete të tjera.

Gjirokastra, Fieri, Lezha dhe Elbasani janë qarqet që kanë pësuar rënien më të madhe të të rinjve, me Gjirokastrën që ka humbur 55% të tyre. Ky largim i të rinjve është pasuar nga një normë e lartë emigrimi, me Shqipërinë që ka regjistruar një nga normat më të larta të kërkesave për azil në Bashkimin Evropian, veçanërisht nga të rinjtë nën 18 vjeç.

Related Posts

Termometrat me zhivë nuk do lejohen të përdoren më edhe në vendin tonë. Ja afati i fundit..

Të gjithë kemi një termometër të tillë në shtëpi, por deri në fund të vitit 2025, ato duhet të largohen nga shtëpitë dhe gjithashtu nga qendrat shëndetësore…

Shembet masivi i gurëve në galeri, humb j*tën minatori në Bulqizë

Një ngjarje tragjike është regjistruar mesditën e kësaj të shtune në Martanesh të Bulqizës, ku brenda një galerie minerare dyshohet se është shembur një masiv gurësh. Si…

P’rovokon Joz Marku , shfaqet në Prekaz te Jasharajve (Foto)

Pas disa ditësh mungesë në rrjetet sociale, këngëtari Jozi Marku ka rikthyer llogarinë e tij në Instagram, e cila ishte bllokuar përkohësisht si pasojë e reagimeve të…

Pasi i kërkoi të takonte Eglin, partnerja surprizon Olsi Bylykun në ditëlindjen e tij (Video)

Prej më shumë se një viti, pas ndarjes nga Egli Tako, Olsi Bylyku është në një romancë të re me Denada Lurën. Madje, Denada ka treguar mbështetje…

LAJM I TM*RRSHËM PËR DOLLARIN, JA CPO NDODH ME EURON DHE PAUNDIN

Jozefin Marku shkon në Kosovë shfaqet tek Kompleksi Memorial i familjes Jashari në Prekaz (Foto)

Pas disa ditësh mungesë në rrjetet sociale, këngëtari Jozi Marku ka rikthyer llogarinë e tij në Instagram, e cila ishte bllokuar përkohësisht si pasojë e reagimeve të…