Alergjitë e pranverës janë rikthyer — Si të kontrolloni nivelet e polenit dhe të shmangni teshtimat

Alergjitë sezonale mund të jenë të padurueshme për dhjetëra miliona amerikanë kur pemët, barishtet dhe polenet e tjera shkaktojnë hundë që rrjedhin, sy që kruhen, kollë dhe teshtima.

Sipas ekspertëve, ndryshimet klimatike po zgjasin dhe përkeqësojnë sezonin e alergjive, por fatmirësisht edhe trajtimet janë përmirësuar ndjeshëm gjatë dekadës së fundit.

Cilat polene shkaktojnë alergji?

Ekzistojnë tre lloje kryesore poleni:

Në fillim të pranverës dominon poleni i pemëve si thana, kedri, panja, lajthia, lisi dhe arrë.

Më pas polenojnë barishtet dhe lulet si mimozat dhe disa lloje shkurresh.

Në fund të verës dhe fillim të vjeshtës vijnë polenet e barërave të këqija.

Si të kufizoni ekspozimin ndaj polenit

Mbani dritaret mbyllur në shtëpi dhe në makinë, edhe kur koha është e mirë.

Vishni rroba me mëngë të gjata për të shmangur kontaktin me polenin kur dilni jashtë.

Ndërroni rrobat dhe bëni dush sapo të ktheheni në shtëpi, për të hequr çdo grimcë poleni nga lëkura dhe flokët.

Nëse nuk e lani flokët çdo ditë, mbajini të mbuluara me kapele apo shall.

Mos flini me rrobat që keni veshur jashtë.

Përdorni spray me ujë të kripur (salinë) për të shpëlarë hundën dhe sytë.

Maskat mbrojtëse nga koha e pandemisë mund të ndihmojnë në mbrojtjen nga poleni (jo për simptomat në sy).

Si të lehtësoni simptomat

Spray-t nazale pa recetë janë ndër më efektivet, por shumë njerëz i përdorin gabimisht. Mjekja Kathleen Mays që citohet nga AP në këtë përkthim të noa.al, rekomandon të drejtohet spërkatësi anash, drejt veshit, jo drejt përpjetë.

Barnat orale si Claritin, Zyrtec, Allegra mund të ndihmojnë, por veprojnë më ngadalë.

Nëse simptomat ndikojnë në jetën tuaj të përditshme (pagjumësi, përqendrim i dobët), konsultohuni me alergolog për terapi më të avancuara si imunoterapia.

Sugjerime të përhapura në rrjete si konsumimi i mjaltit lokal për “mësimin” ndaj polenit, janë të pabazuara shkencërisht, pasi poleni i bletëve nuk është ai që shkakton alergji.

Po ndryshon sezoni i alergjive?

Po. Me ndryshimet klimatike, dimrat janë më të butë dhe sezoni i rritjes zgjatet. Kjo i lejon polenit të qëndrojë më gjatë në ajër, duke zgjatur dhe rënduar sezonin e alergjive.

Këshilla për fund: Monitoroni nivelet e polenit, mbroheni veten, kërkoni ndihmë mjekësore nëse simptomat përkeqësohen dhe mos harroni që menaxhimi i alergjive është më i lehtë sot se kurrë më parë.

Shënim: Ky raport u përgatit nga AP. Departamenti i Shëndetit dhe Shkencës i Associated Press (AP) merr mbështetje nga Grupi për Median Shkencore dhe Edukative i Institutit Mjekësor Howard Hughes dhe nga Fondacioni Robert Wood Johnson

Related Posts

Cmimin e madh e mori dhe tani Egli nuk i intereson më? Gjesti bënë DEKLARATEN pas mbarimit të BBVA!

Pak minuta pas fitores së madhe në finalen e Big Brother VIP Albania, Gjesti dha intervistën e tij të parë si fitues i edicionit të katërt. Pyetur…

Hahaha.. Loredana S’JE N0RMAL/ Ne pyetjen se a je ende me Jozin, ajo pergjigjet: “Po ku ta gjej Jozin”

Loredana dhe Jozi janë ndarë përfundimisht? Ish-banorja zbulon ç’ka ndodhur mes tyre pas daljes View this post on Instagram A post shared by E Diell ☀️ (@ediell_topchannel)

“Gjesti” do performojë në stadiumin kombëtar në ndeshjen Shqipëri-Serbi?!

Gjesti i cili fitoi mbremjen e djeshme cmimin e madh ne Big Brother Vip Albania, pritet te performoje ne stadiumin kombetar ne Tirane, ne ndeshjen mes Shqiperise…

Egli shkon te takoje familjen e Gjestit pas mbarimit te Finales/ Del video e regimit te tyre…

Pas shpalljes së fituesit, publiku dhe familjarët u ngjitën në skenë për të përqafuar dhe përgëzuar të afërmit e tyre, duke krijuar një atmosferë festive, por edhe…

Egli u afrua për ta përqafuar, mamaja e Gjestit nuk e lejojë? Cfarë ndodhi në takimin e parë mes Eglit dhe familjarëve të Gjestit? (Video)

“Djali nga Tirana shkoi në Sarandë për t’i bërë dhuratë ‘Audi SQ5’ vajzës, ajo e refuzon”

Një histori e pazakontë ka mbërritur në redaksinë e JOQ Albania nga Saranda, e cila ka shkaktuar jo pak habi. Një vajzë nga lagjja Gjashtë ka ndarë…