Laerti nuk ia falë Gjestit edhe në natën e finales

Ndërsa emocionet e prekjes së finishit janë kaq pranë, Laert Vasili, një nga katër finalistët e këtij edicioni të Big Brother Vip Albania 4, rrëfeu atë çka ndjen pas 120 ditësh në shtëpi.

Laerti tha se gjatë këtyre 120 ditëve qëndrim në shtëpinë e Big Brother VIP përjetoi shumë lloje emocionesh dhe se kjo eksperiencë plotësoi përfundimisht karakterin e tij.

“Ardhja këtu në datën 21 dhjetor, më dha mundësinë të kaloja të gjithë jetën time në 4 muaj. Edhe në çast mund të fluturosh nga lumturia, por ata që e kanë krijuar këtë program 120 ditë e kanë menduar si shtatzënia që nga dita e parë tek e fundit duhet për të plotësuar përfundimisht karakterin e një personi

Dëshira do ishte që të vazhdoja të rrija sepse një gjiro bëmë me makinë dhe sikur mu mor fryma. Por përgjegjësitë që kam aty jashtë më thërrasin. Tashmë ju e njihni mamanë time. Edhe kur i urova ditëlindjen i thashë “komandante” sepse edhe kur ndërroi jetë babai më jepte ajo force mua dhe jo unë asaj që kishte humbur njeriun e jetës”, tha Laerti.

Ai gjithashtu ngacmoi pak ish-banorët, kryesisht Gjestin.

“Besoj që vërtetova që në finale nuk shkohet vetëm me ngacmime dhe debate. Shpresoj të kem bërë krenar mamanë, time motër dhe babanë që më shikon nga lart”, u shpreh banori finalist i BBVA 4.

Related Posts

Zbulohet pse Genta Ismajli humbi peshë në mënyrë drastike

Prej disa muaj emri i këngëtares së njohur Genta Ismajli ka qenë vazhdimisht në qendër të vëmendjes. Fillimisht ishte ndryshimi i saj me flokë të bardhë që…

Danja zbulon arsyen pse mungoi në dasmën e Eglit dhe Gjestit

“Besoj është një gjendje emocionale që disa prej banorëve e kalojnë…” E ftuar në emisionin “Big Brother Radio” ka qenë Danja Koka. Ish-banorja, e cila preku gjysmëfinalen…

Pas një edicioni spektakolar, ëndrra e tij bëhet realitet! Gjesti shpallet fituesi i Big Brother Vip Albania 4

Ëndrra bëhet realitet… 120 ditë në atë shtëpi të cilat përmbyllen me çmimin e madh 100 mijë euro! Pas një edicioni spektakolar, publiku ka zgjedhur si fitues…

Fituesi eshte GJESTIII – Votat

Fituesi eshte GJESTIII

“Jam e v*rgjër…”/ Deklarata e Olës në Tapetin e Kuq shkakton të qeshura

Të gjithë jemi gjithë sy e veshë në natën finale të “Big Brother VIP”. Teksa edhe pak orë na ndajnë nga zbulimi i emrit të personazhit që…

Do ta kalojë Valbona natën sot me Laertin?! Ja si përgjigjet ish-banorja

Të gjithë jemi gjithë sy e veshë në natën finale të “Big Brother VIP”. Teksa edhe pak orë na ndajnë nga zbulimi i emrit të personazhit që…