Një ngjarje shqetësuese ka ndodhur pak netë më parë në Karlskrona të Suedisë, ku një 15-vjeçar shqiptar është rrëmbyer në zonën qendrore të qytetit, rreth orës 21:00.
Sipas mediave suedeze, policia ka gjetur më vonë të miturin jashtë qytetit, duke ecur në këmbë dhe me disa lëndime trupore.
Policia suedeze ka arrestuar pesë të rinj(një shqiptar dhe 4 somalezë) të cilët janë ndaluar si të dyshuar për pengmarrje, keqtrajtim fëmijë, grup i strukturuar kriminal dhe vrasje e ngelur në tentativë.
Sipas deklaratave të 15-vjeçarit me origjinë nga Shkodra ka qene i riu shqiptar ai që e ka goditur dhe e ka keqtrajtuar. Për të realizuar pengmarrjen dyshohet që është përdorur një shoqe e 15-vjeçarit me inicialet E.L
Katër somalezet dhe shqiptari pritet të merren në pyetje për shkakun e kësaj ngjarje.
Burime për JOQ ALBANIA bëjnë me dije se lajmi është bërë publik vetë pas arrestimit të shqiptarit V.C me datë 17 Prill pasi ai ishte fshehur tek disa miq të tij në një qytet tjetër.
Ngjarja ka ngjallur reagime dhe shqetësim në komunitet, ndërsa pritet që hetimet të zbardhin motivin dhe rrethanat e plota të rrëmbimit.