Jordynn Wynn po shijonte filxhanin e çajit në mëngjes kur në oborrin e saj në Londër pa një skenë tejet të ëmbël.
Ajo nuk e kishte pritur që dita t’i ndryshonte menjëherë falë disa dhelprave të vogla që po luanin të gëzuara e pa shqetësim.
Nëna e tyre i kishte lënë për pak çaste në oborrin e Wynnit dhe duket se kishte marrë një vendim të mirë, pasi të vegjlit ishin të sigurt dhe po argëtoheshin.
Në një video që brenda një dite u bë virale në Instagram me mbi 270 mijë shikime, Wynn u shpreh me shaka në përshkrimin e postimit “Aurora kishte zogj. Unë? Dhelpra”.
Videoja e saj tërhoqi shumë interes në rrjetet sociale, ku përdoruesit komentuan se skena ishte jashtëzakonisht e ëmbël. /Telegrafi/