Ndahet nga jeta legjenda e futbollit shkodran, Paulin Ndoja

Një tjetër emër i madh i futbollit shkodran dhe atij shqiptar është shuar. Pas ndarjes nga jeta të ikonave si Medin Zhega, Ramazan Rragami dhe Sabah Bizi, është ndarë nga jeta edhe Paulin Ndoja, i njohur si pjesë e katërshe së famshme që la gjurmë të pashlyeshme në historinë e futbollit tonë.

“Mjeshtri i Madh” ndërroi jetë në moshën 79-vjeçare, duke lënë pas një karrierë të ndritur si futbollist dhe trajner.

I lindur në Shkodër më 19 dhjetor 1945, Ndoja nisi që herët të merrej me futboll, duke spikatur menjëherë për talentin e tij si portier.

Në moshën 20-vjeçare fitoi Kupën e Shqipërisë me Vllazninë në vitin 1965. Pas një periudhe të shkurtër në Skrapar si ushtar, u rikthye në Shkodër, ku ndihmoi ekipin të fitonte titullin kampion dhe Kupën e Shqipërisë në sezonin 1971-1972.

Një vit më vonë, për arsye biografike, iu desh të largohej nga futbolli aktiv. Në vitet ’80, nisi një tjetër kapitull si trajner i portierëve, profesion që e ushtroi me përkushtim deri para pesë vitesh.

Trofetë e fituara:

Si futbollist: Kupa e Shqipërisë (1965), Kampion i Shqipërisë dhe Kupa (1971-72)

Si trajner: Kupa e Shqipërisë (1987), Kampion i Shqipërisë (1992, 1998, 2001)

Reagimi i kreut të FSHF-së

Pas ndarjes nga jeta të legjendës së portës shkodrane, ka reaguar edhe presidenti i FSHF-së, Armando Duka, duke e cilësuar Paulin Ndojën si një ikonë të futbollit shqiptar dhe një figurë me kontribut të pashlyeshëm për Vllazninë dhe sportin kombëtar.

“Mjeshtri i Madh”, një ikonë e vërtetë e sportit, i ka dhënë shumë futbollit si lojtar për shumë vite e më pas si trajner, duke lënë pas një trashëgimi të çmuar për brezat që erdhën pas. Një personalitet i madh, i cili ka dhënë një kontribut të pashlyeshëm për Vllazninë dhe për futbollin tonë.

Në emrin tim dhe të Federatës Shqiptare të Futbollit, i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Ndoja, të afërmve, miqve dhe gjithë komunitetit sportiv shkodran për këtë humbje të madhe.

Kujtimi i tij do të mbetet gjithmonë i paharruar. U prehsh në paqe, legjendë!” – shkruan Duka.

Related Posts

Habit gjin*kologia: Vajzat 26 vjeç po kalojnë në men*pauzë. Është ulur pragu i..

Vajzat 26 vjec, po kalojnë në menopauzë. Është ulur pragu pas Covid19 eshte shprehur Dr. Enriketa Kroi , Mjeke obsteter-gjinekologe. Ajo eshte shprehur se eshte ulur shume…

Kinezët krijojnë kamerën më të fuqishme spiune: Fytyrat të dukshme nga hapësira

Shkencëtarët kinezë kanë zhvilluar kamera të reja të bazuara në teknologjinë lazer që lejojnë imazhe me rezolucion milimetrik në distanca më të mëdha se 100 kilometra. Kjo…

DOKUMENTI/ RASFF: Në Shqipëri është shitur sheqer palmë i kontaminuar me praninë e alergenit dioksid squfuri mbi nivelin e lejuar!

Pas skandaleve të një pas njëshme që tregojnë pasigurinë e ushqimit në vendin tonë, një tjetër produkt që konsumojmë çdo ditë rezulton një risk serioz për shëndetin…

“Gjesti e PËRDOR Eglin, i ka dhënë shpresa për lojë” Arsida BBVA zbulon çfarë ndodh në momentet e “pa transmetuara”

FOTO/ Jozi i jep ‘g*ditjen’ dhe Loredanës? Ish-banori prezanton partneren e tij të re

Para dy ditësh, ishte hakuar Instagrami me mijëra ndjekës i Jozefin Markut, ndërsa ditën e sotme është rikthyer përsëri në rrjetet sociale me të njëjtën llogari Instagrami….

“Denoncova G-Banin ne polici, ja çfarë “më bëri” Arbër Hajdari”/ Rrëfehet Arsida Big Brother VIP

E ftuar në emisionin “Glamour Zone” në “Ora News”, ish-banorja e “Big Brother VIP Albania 4”, Arsida Çerpja, foli për herë të parë mbi prapaskenat e një…