Aktorja e dashur e televizionit, Michelle Trachtenberg, ka ndërruar jetë në moshën 39-vjeçare, si pasojë e ndërlikimeve nga diabeti, ky ishte lajm i konfirmuar zyra e ekzaminuesit mjekësor të qytetit të Nju Jorkut.
Trachtenberg, e njohur për rolet e saj në serialet ikonike “Buffy the Vampire Slayer” dhe “Gossip Girl”, u gjet pa shenja jete në shkurt, ndërsa shkaku i vdekjes kishte mbetur enigmë. Ajo kishte kaluar një transplant të mëlçisë në muajt e fundit të jetës së saj, sipas NBC News.
Një yll që ndriçoi që në fëmijëri
Michelle e nisi karrierën e saj në moshën vetëm 3-vjeçare, duke shfaqur talent në reklama televizive, përpara se të shfaqej në serialin e Nickelodeon “The Adventures of Pete & Pete” dhe në telenovelën “All My Children”.
Roli i saj kryesor erdhi në vitin 1996, në filmin për fëmijë “Harriet the Spy”, ku luajti përkrah Rosie O’Donnell dhe J. Smith-Cameron.
Duke folur për këtë përvojë në një intervistë në 2021, ajo u shpreh: “Unë jam jashtëzakonisht mirënjohëse për mundësinë. Kishte shumë gjëra që kërkoheshin prej meje.”
Rrugëtimi artistik dhe përkushtimi
Ajo mori vëmendje për interpretimet e saj të guximshme në projekte si komedia “EuroTrip” dhe drama e errët “Mysterious Skin” nga Gregg Araki. Ishte pikërisht kjo përvojë që ajo e cilësoi si “më emocionuesen” në karrierën e saj:
“Unë thashë: Me siguri nuk do të më punësosh, por kjo është ajo që unë kam, kjo është ajo që ndjej’. Dhe më pas ndodhi dhe ishte e mrekullueshme.”//TCH