Ledion Liço zbulon detaje: “E gjithë finalja varet nga kushtet atmosferike…

Më 19 Prill është finalja e reality show-t më të madh në Shqipëri, Big Brother VIP Albania. Gjithçka po bëhet gati për spektaklin që premton të jetë një ngjarje e madhe televizive.

Moderatori i Big Brother VIP, Ledion Liço zbuloi gjatë edicionit informativ në Top Channel disa detaje nga përgatitjet për finalen e madhe.

“Përgatitjet në këtë fazë që jemi janë të tilla që ke një listë të gjatë që duhet të bësh, e cila vetëm shtohet, ndryshon, evoluon. Po kalojmë mirë, natyrisht me pak orë gjumë, me shumë orë lodhje dhe djersë. Shpresoj që moti të mbajë se ndryshe nga herët e tjera jemi pak të prekur nga kushtet atmosferike, jo se s’kemi qenë herët e tjera, por këtë vit kemi hapur dy studio, edhe për publikun që do të vijë të shohë programin këtu, ne jemi pikërisht në atë që do të quhet studio dy, është një studio me tavan qiellin, varemi pak nga moti. Me shpresë që nuk do të ketë re do të jemi nën çatinë e yjeve, yje poshtë, yje lart, yje gjithandej.

Do të ketë shumë surpriza, ajo që do të ndodhë ndryshe nga edicionet e mëparshme është se surprizat s’do të kenë domosdoshmërisht lidhje vetëm me finalistët, do të ketë performanca dhe pjesëmarrje të artistëve të njohur dhe jo vetëm. Do të ketë surpriza shumë të bukura me pjesëmarrje të njerëzve të njohur dhe të panjohur që do të jenë qershia mbi tortë në udhëtimin e gjatë të katërt fatlumëve që vijojnë të janë afër nesh.

Njerëzit që duan ta shijojnë më nga afër programin, mund ta bëjnë pikërisht këtu, do të kthehet si një koncert i vërtetë që zgjat 6 orë, këtë vit kemi pasur edicion me shumë artistë, kanë prodhuar shumë muzikë edhe brenda edhe jashtë shtëpisë, hitet e këtij sezoni do të përcillen nga publiku që vjen nga gjithandej. Vendi mban, por biletat anë të reduktuara. Ato gjenden lehtësisht online, nëse doni t’i merrni fizikisht mund t’i merrni në Kashar dhe tek Arena Center. Bileta ka një çmim simbolik, me synimin për t’u mbledhur së bashku. Dua të them që tifozeria e këtij viti ka qenë më e mira e të gjitha edicioneve”, tha Ledion Liço.

Related Posts

“Erdogan gjeti strehë mes shqiptarëve të Tetoves – një periudhë e vështire, një mikpritje që s’harrohet”

“Erdogan gjeti strehë mes shqiptarëve të Tetoves – një periudhe e vështire, një mikpritje që s’harrohet” Presidenti aktual i Turgise, Recep Tayyip Erdogan, ishte denuar dekada me…

Intervista e parë e Gjestit pas fitorës – Video

“Krishti u Ngjall!” – Besimtarët e krishterë kremtojnë Pashkët me lutje, dritë dhe shpresë

UROJME BESIMTARËT E KRISHTERË GËZUAR PASHKËT! Tirana dhe qytetet e tjera të Shqipërisë janë mbushur këtë fundjavë me Frymën e Shenjtë të Pashkëve, ndërsa besimtarët e krishterë…

E tr*shtë! Humb j’etën në rrethana tr*gjike 17-vjeçari në Gjirokastër

Humb jetën në rrethana tragjike një 17vjeçar në Gjirokastër. ‘Rreth orës 13:30, në spitalin Rajonal Gjirokastër është çuar nga familjarët, pa shenja jete shtetasi V. P., 17…

Ishte mashkull, por jetoi 22 vite si murgeshë pa u zbuluar – e vërteta doli kur la sh’tatzënë disa gra në manastir

Historia e pabesueshme e burrit që jetoi për 22 vite si murgeshë me emrin “motra Margarita” Një nga historitë më të pazakonta që ka tërhequr vëmendjen e…

Alergjitë e pranverës janë rikthyer — Si të kontrolloni nivelet e polenit dhe të shmangni teshtimat

Alergjitë sezonale mund të jenë të padurueshme për dhjetëra miliona amerikanë kur pemët, barishtet dhe polenet e tjera shkaktojnë hundë që rrjedhin, sy që kruhen, kollë dhe…