Një lajm i trishtë ka tronditur sot botën e futbollit. Futbollisti Aron Boupendza ka ndërruar jetë, pasi është hedhur nga kati i 11-të i një pallati në Kinë.
28-vjeçari luajti në një skuadër me Florent Hasanin te Rapidi i Bukureshtit në fillimin e këtij sezoni. Pasi spikati me klubin rumun, ishte Zhejiang që i bleu kartonin në Kinë.
Ish-futbollisti, që ishte po ashtu pjesë e përfaqësueses së Gabonit, ka lënë disa hije në vdekjen e tij. Akoma nuk dihet nëse Boupendza ka rrëshqitur, është vrarë apo ka kryer vetëv rasje.
Boupendza kishte munguar në seancën e fundit stërvitore ndërkohë, pa paraqitur justifikim. Tashmë investigimi është hapur.