Që pas daljes nga Big Brother VIP Albania 4, Loredana Brati nuk e ka ulur aspak ritmin e vëmendjes – përkundrazi, ka ndezur rrjetin me lëvizjet e saj më të fundit. Së fundmi, ajo është shfaqur në një takim të veçantë me sozinë e saj, një rol komik që po luhet nga aktori i njohur Juxhin Plovishti në “Portokalli”. Dhe mesa duket, ajo do jetë pjesë e një prej skeçeve të programit, episod ky që padiskutim do të ofrojë shumë batutë.
Ndërkohë, gjatë natës së mbrëmshme ajo ishte e ftuar në “Big Brother Fun Club” krah Heidi Bacit, ku nuk munguan komentet për Jozin. Loredana tha hapur se kishte pritur të vazhdonte njohjen me të, por u shpreh e zhgënjyer nga veprimet e tij. Ajo kërkoi publikisht falje Gjestit dhe familjes së tij, duke u distancuar nga sjellja e Jozit.
Por ajo që tërhoqi më shumë vëmendje ishte deklarata e saj finale – një fjali e thjeshtë, por me shumë peshë, që la të kuptohet se marrëdhënia mes saj dhe Jozit ka marrë fund.