Tiranë- Tragjedi në futbollin shqiptar, lojtari ndërron jetë në fushë!
Ngjarja e rëndë ndodhi në ndeshjen e sotme gjysmëfinale të kampionatit 9×9 në sfidën mes FC Dajtit dhe FC Lumninesen.
Futbollisti B.H. 28 vjeç, i skuadrës së Dajtit, ka pësuar atak kardiak në fushë. Lojtari nuk i ka mbijetuar dot këtij episodi dhe ka ndërruar jetë edhe pse ka marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.
Kujtojmë se pak kohë më parë u nda nga jeta në fushë futbollisti i Superiores, Dwamena.