Foto/ Ky është futbollisti 13-vjeçar nga Shkodra që u nda nga jeta sot!

Fabian Shpati, futbollisti 13-vjeçar i “Fc Djelmnia Shkodrane 2017”, ka ndërruar jetë pas një aksidenti me motorr në fshatin Stom Golem të Shkodrës.

Akademia e futbollit “Fc Djelmnia Shkodrane 2017” ka postuar një mesdazh ngushëllues:

“Lamtumirë Fabian… Sot zemrat tona janë të thyera… U nda nga jeta shumë herët, në moshën vetëm 13-vjeçare. Fabian Shpati, një djalë i artë dhe futbollist i talentuar i ekipit Djelmnia Shkodrane U13.

Një engjëll në fushë, gjithmonë me buzëqeshje, pasion dhe shpirt gare. Ikja jote e parakohshme na ka lënë pa fjalë, por kujtimi yt do të jetojë gjithmonë në zemrat tona. Pushofsh në paqe Fabian, fushat e parajsës tashmë kanë një kampion më shumë. Lutje për shpirtin tënd dhe ngushëllime të sinqerta familjes Shpati dhe të gjithë miqve e shokëve”.

Nuk ka munguar një mesazh ngushëllimi dhe nga klubi i Vllaznisë: Ndarja nga jeta në mënyrë tragjike pas aksidentit të djeshëm e Fabian Shpatit ka qenë një ngjarje e rëndë për të gjithë, përfshirë këtu edhe komunitetin e futbollit pasi Fabiani 13 vjeçar ishte një lojtar me perspektivë qê po rritej tek Akademia e Futbollit “Djelmnia shkodrane”.

KF Vllaznia dhe Akademia Vllaznia i shprehin ngushëllimet më të sinqerta familjes Shpati, e po ashtu edhe Akademisë së Futbolllit “Djelmnia shkodrane” për këtë humbje të madhe. Prehu në paqe Fabian!

Related Posts

Gerta sqaron aludimet për hatërmbetjet me Oltën, tregon raportin mes tyre

E ftuar në Fan Club Gerta Gixhari foli për lojën dhe eksperiencën e saj në shtëpinë e Big Brother VIP Albania 4. Kur u pyet nëse Rozana…

Tr*agjedi në futbollin shqiptar, lojtari ndërron jetë në fushë!

Tiranë- Tragjedi në futbollin shqiptar, lojtari ndërron jetë në fushë! Ngjarja e rëndë ndodhi në ndeshjen e sotme gjysmëfinale të kampionatit 9×9 në sfidën mes FC Dajtit…

Përplasje e fortë, G Bani i kthehet ashpër Aldos: Mbylle gojën, skuth

Me tensione ka qenë përballja e Danjës me G Banin këtë mbrëmje në Fan Club. Danja tha se G Bani ka pasur një sjelle agresive ndaj saj…

NUK PRITEJ KURRE/ Ja çfarë ndodhi mes Nedës dhe Rozanës gjatë dasmës së Eglit dhe Gjestit në ‘BBVA’ (Foto)

Gjatë dasmës së Gjestit dhe Eglit në Big Brother VIP Albania, ndodhi një moment që nuk pritej: Rozana Radi dhe Neda Balluku, të njohura për debatet dhe…

Vjen vapa e madhe, e mërkura dita më e nxehte, ja çfarë pritet 5 ditët në vijim sipas sinoptikanes Tanja Porja

Diten e neserme pritet e jete dita me e nxehte e muajit prill. Te enjten pritet nje renie e lehte si pasoje e vranesiravve. Te premten dhe…

Tjetër lajm i k*q nga OKB për vendin tonë, të merren masa urgj*nt! Ulje dr*stike e..

Deri në 2055 lindjet në Shqipëri pritet të jenë gati 4 herë më të ulëta se aktualisht. Në raportin e fundit të OKB për fertilitetin, Shqipëria përcaktohet…