Përmes një postimi në Instastory, Hoxha ka zbuluar se finalja e këtij viti do të jetë më e veçanta nga të gjitha.
“Të shtunën disa nga surprizat më të bukura në 4 edicione,” ka shkruar ajo, duke lënë të kuptohet se publiku duhet të presë emocione dhe momente të papritura.
Finalja e madhe do të zhvillohet më 19 prill, ku katër finalistët – Gjesti, Rozana, Egli dhe Laerti – janë në garë për të rrëmbyer çmimin e madh. Tashmë sytë janë të gjithë nga kjo natë e shumëpritur që pritet të mbledhë para ekranit një audiencë rekord.