Tr*gjedi në Shkodër: Humb j*tën 13-vjeçari Fabian Shpati, futbollisti i talentuar i “Djelmnia Shkodrane”

Një aksident tragjik rrugor i ndodhur mbrëmjen e së hënës në vendin e njohur si “Stom Golem” ka marrë jetën e dy të rinjve nga Shkodra, mes tyre edhe 13-vjeçari Fabian Shpati, futbollist i ekipit “Djelmnia Shkodrane U13”.

Ngjarja ndodhi teksa Fabiani dhe shoku i tij 16-vjeçar po ktheheshin nga stërvitja me një motomjet, kur drejtuesi humbi kontrollin dhe përfundoi jashtë rruge. 16-vjeçari humbi jetën në vendngjarje, ndërsa Fabiani, i cili mbeti rëndë i plagosur, ndërroi jetë një ditë më vonë në spital, si pasojë e plagëve të rënda.

Fabian Shpati njihej si një nga elementët më premtues të ekipit të të rinjve “Djelmnia Shkodrane”, ku spikaste për pasionin, talentin dhe përkushtimin ndaj futbollit.

Lajmi për ndarjen e tij të parakohshme ka tronditur familjen, miqtë, trajnerët dhe komunitetin sportiv të qytetit.

Në një postim të dhimbshëm në rrjetet sociale, klubi “Djelmnia Shkodrane” i dha lamtumirën 13-vjeçarit me këto fjalë prekëse:

“Lamtumirë Fabian…

Sot zemrat tona janë të thyera… U nda nga jeta shumë herët, në moshën vetëm 13-vjeçare, Fabian Shpati, një djalë i artë dhe futbollist i talentuar i ekipit Djelmnia Shkodrane U13.

Një engjëll në fushë, gjithmonë me buzëqeshje, pasion dhe shpirt gare. Ikja jote e parakohshme na ka lënë pa fjalë, por kujtimi yt do të jetojë gjithmonë në zemrat tona.

Pushofsh në paqe Fabian, fushat e parajsës tashmë kanë një kampion më shumë. Lutje për shpirtin tënd dhe ngushëllime të sinqerta familjes Shpati dhe të gjithë miqve e shokëve.”

Reagon edhe FSHF: “Prehu në paqe Fabian!”

Ngjarja ka prekur edhe Federatën Shqiptare të Futbollit, e cila ka reaguar me një mesazh ngushëllimi për ndarjen e parakohshme nga jeta të të miturit.

“Një lajm tragjik ai i ndarjes nga jeta të Fabian Shpatit, djaloshit 13-vjeçar që ëndërronte që një ditë të bëhej futbollist dhe stërvitej dhe luante çdo ditë në akademinë “Djelmnia Shkodrane”. Ëndrra e Fabianit u ndërpre në mes nga një aksident dhe dua, që në emrin tim dhe të Federatës së Futbollit, t’i shpreh ngushëllimet e sinqerta familjes së djaloshit, akademisë “Djelmnia shkodrane”, të afërmve dhe miqve me të cilën ai ndante të njëjtën ëndërr”, thuhet në reagimin zyrtar.

Një yll i vogël që u shua shumë shpejt

Ndarja nga jeta e Fabianit jo vetëm që ka lënë një boshllëk të madh në fushën e sportit të të rinjve në Shkodër, por ka prekur zemrat e gjithë atyre që patën fatin ta njihnin. Një djalosh plot jetë, që la pas ëndrra të mëdha dhe një kujtim të paharruar.

Ngushëllime të sinqerta familjes, shokëve dhe gjithë komunitetit sportiv. Prehu në paqe, Fabian. Fusha e parajsës tashmë ka një kampion më shumë.

Related Posts

PërI*shje mes familjarëve në varrezat e Durrësit, pI*gosen dy persona

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në qytetin bregdetar të Durrësit dy ditë më parë. Policia e qytetit njoftoi sot se pas një përleshjeje mes tre personave…

Tejkalon jetën dhe vdekjen në Tokë! Çfarë është E premtja e Madhe (E Zezë)

E Premtja e Madhe, apo e Premtja e Zezë është dita kur kujtohen vuajtjet dhe vdekja e Krishtit, dhe Pashkët janë festa e Ringjalljes. Për të dyja…

Disa nga artistët që do të performojnë në finalen e madhe të BBV 4

Edicionit të katërt të “Big Brother VIP Albania”, po i vjen fundi. Katër finalistët e përzgjedhur nga publiku janë Rozana Radi, Laert Vasili, Gjesti dhe Egli Tako,…

Nuk duhet humbur! Ja mesazhi i Marin Memës në BBVA që mori VEMENDJEN e të gjithëve

Mbrëmjen e djeshme, moderatorët e Top Channel surprizuan banorët e Big Brother VIP Albania me një vizitë të shkurtër brenda shtëpisë. Në mesin e bisedave dhe momenteve…

Skena mahnitëse në brigjet e Adriatikut, peshkatari kap pamje të peshkaqenit gjigant

Kafshët e rralla janë një nga pamjet më të bukura që mund të shohim, veçanërisht kur e dimë se ato nuk janë të rrezikshme për ne. Dhe…

Gënjeu se është memece për të përfituar nga pensioni i invaliditetit – pas 16 vitesh zbulohet dredhia e spanjolles

Një grua spanjolle e cila kishte kërkuar pension invaliditeti për paaftësi për të folur pas një incidenti të lidhur me punën 16 vjet më parë, është ekspozuar…