Vd*ekja e elektricistit 32-vjeçar/ Arr*estohen dy kolegët e tij, për çfarë akuzohen

Policia e Divjakës ka arrestuar dy elektricistë, pasi dyshohet se kanë shkelur rregullat e punës, ku për pasojë ka humbur jetën kolegu i tyre 32-vjeçari Xhuljo Shtembari.

Ngjarja ndodhi të martën në fshatin Mërtish, në Divjakë ndërsa policia njofton se ka arrestuar 60-vjeçarin Xh.H, elektricist, dhe 57-vjeçarin A.P. Sipas policisë këta dy punonjës nuk kanë shkëputur energjinë elektrike në linjën që po riparonte 32-vjeçari.

Njoftimi i policisë

“Në vijim të veprimeve hetimore dhe operacionale, në lidhje me ngjarjen e djeshme, në fshatin Mërtish, ku humbi jetën shtetasi Xh. Sh., 32 vjeç, elektricist i OSHEE, dyshohet sepse ra në kontakt me rrymën, gjatë punës për riparimin e një linje elektrike, shërbimet e Komisariatit të Policisë Divjakë arrestuan në flagrancë shtetasit Xh. H., 60 vjeç, banues në Gradishtë dhe A. P., 57 vjeç, banues në Babunjë.

“Këta shtetas, përkatësisht elektricistë të OST dhe OSHEE, dyshohet se kanë shkelur rregullat e mbrojtjes në punë, duke mos shkëputur energjinë elektrike në linjën që po riparonte 32-vjeçari”, thuhet në njoftimi ne policisë”.

Kujtojmë që elektriçisti Xhuljo Shtëmbari ishte në krye të detyrës, duke punuar në linjën e e energjisë në fshatin Mërtish në Divjakë, kur ra në kontakt me korrentin dhe për pasojë humbi jetën.

Related Posts

Gjesti reagon për herë të parë si fitues i BBVA4

Gjesti ka triumfuar në edicionin e katërt të Big Brother VIP Albania, duke u shpallur fitues i këtij sezoni dhe rrëmbyer zemrat e publikut me rrugëtimin e…

NUK PERMBAHET DOT… G Bani thumbon Gjestin pas finales së “Big Brother VIP Albania 4”

Pak pas shpalljes së Gjestit si fitues i “Big Brother VIP Albania 4”, G Bani ka reaguar në mënyrë thumbuese në Instagram. Në një Instastory, ai shkroi:…

“I kisha humbur shpresat”, Egli pas përfundimit të “Big Brother VIP”: Mirë apo keq, me Gjestin…

Egli Tako ka dhënë deklaratën e parë pas përfundimit të “Big Brother VIP 4” për eksperiencën e saj brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri. Ajo është…

Zbulohet pse Genta Ismajli humbi peshë në mënyrë drastike

Prej disa muaj emri i këngëtares së njohur Genta Ismajli ka qenë vazhdimisht në qendër të vëmendjes. Fillimisht ishte ndryshimi i saj me flokë të bardhë që…

Danja zbulon arsyen pse mungoi në dasmën e Eglit dhe Gjestit

“Besoj është një gjendje emocionale që disa prej banorëve e kalojnë…” E ftuar në emisionin “Big Brother Radio” ka qenë Danja Koka. Ish-banorja, e cila preku gjysmëfinalen…

Pas një edicioni spektakolar, ëndrra e tij bëhet realitet! Gjesti shpallet fituesi i Big Brother Vip Albania 4

Ëndrra bëhet realitet… 120 ditë në atë shtëpi të cilat përmbyllen me çmimin e madh 100 mijë euro! Pas një edicioni spektakolar, publiku ka zgjedhur si fitues…