Egli i shkruan “mesazh” në krah Gjestit: Ky djalë është i martuar, më falni vajza

Një moment plot humor dhe emocion ndodhi së fundmi në shtëpinë e “Big Brother VIP Albania”, ku Egli dhe Gjesti u shfaqën më të afërt se kurrë. Teksa kalonin kohë bashkë, Egli i shkroi Gjestit një mesazh me plot kuptim në krah: “This boy is married, sorry ladies” – që përkthehet në “Më vjen keq goca, ky djalë është i martuar”.

Ky reagim erdhi pas një surprize nga “Vëllai i Madh”, i cili i kishte dërguar Gjestit një zarf me një mesazh special. Në të, njoftohej se ishte marrë parasysh kërkesa e tij për të organizuar një dasmë tradicionale brenda shtëpisë, si një ngjarje festive për të përmbyllur sezonin.

“Finalistë, Vëllai i Madh ka marrë në konsideratë kërkesën e Gjestit për të organizuar për herë të fundit këtë sezon, dasmën tradicionale të Big Brother. Sonte ka festë me të ftuar shumë specialë. Vëllai i Madh do të kujdeset për çdo detaj.”

Një “martesë” simbolike, që vjen si një dedikim për dinamikën mes dyshes që ka ngjallur interes të madh gjatë gjithë këtij edicioni. Fansat, ndërkohë, presin me kureshtje se si do zhvillohet “nata e madhe”.

Related Posts

Drejtori i Policisë: Janë arr*stuar shtatë persona të dyshuar për planifikimin dhe ekz*kutimin e rreshterit, Muhamed Lika

Në një konferencë për media, drejtori i Policisë së Kosovës Gazmend Hoxha tha se operacioni policor është kryer në orët e para të mëngjesit. Ai tha se…

Batuta mes Ramës dhe Majkos! Deputeti i PS: Ky i ka mundur kur ishte Iakuriq, jo më tani që e kemi veshur ne

Kryeministri Edi Rama ishte në Spille të Kavajës ku zhvilloi një takim me të rinjtë e Partisë Socialiste, në kuadër të zgjedhjeve të 11 majit. I pranishëm…

Rriten temperaturat, si parashikohet moti për këtë fillim jave

Java nis me kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme në të gjithë territorin e vendit. Dita e hënë parashikohet të sjellë mot të kthjellët dhe me vranësira kalimtare,…

Udhëzimi i ri, si do gjurmohen produktet ushqimore që nga 1 janari 2026

Nga 1 janari 2026, të gjitha produktet ushqimore që qarkullojnë në tregun shqiptar duhet të përmbajnë një kod identifikimi të njohur si “lot”, i cili do të…

Në moshën 88-vjeçare u nda nga jeta Papa Françesku!

Vatikan, 21.4.2025- Papa Françesku u nda nga jeta moshën 88-vjeçare. Ai ishte i pari papë nga Amerika e Jugut dhe njëkohësisht i pari papë Jezuit. Por kush…

Krah Gjestit, Egli publikon videon e parë pas daljes nga “Big Brother VIP”: “Dje, sot, nesër”

Nuk kanë qenë të paktë personat që kanë qenë dyshues përsa i përket vazhdimësisë së lidhjes mes Eglit dhe Gjestit pas përfundimit të Big Brother Vip. Publiku…