Një çift les_bikesh nga Shqipëria ka fituar të drejtën për të qëndruar në Mbretërinë e Bashkuar, pasi një gjykatë britanike vendosi se kthimi i tyre në atdhe do t’i ekspozonte ndaj rrezikut të diskriminimit dhe përndjekjes.
Gratë, të cilat kishin qenë viktima të trafikimit dhe dhunës për shkak të orientimit të tyre s*ksual, argumentuan se megjithëse homos*ksualiteti nuk është më i paligjshëm në Shqipëri, shoqëria atje mbetet konservatore, patriarkale dhe e dominuar nga meshkujt.
Sipas dokumenteve të gjykatës, gratë ishin rrëmbyer, sulmuar s*ksualisht dhe abuzuar fizikisht nga disa burra, pasi ishin parë duke u puthur në publik.
Avokatët e tyre theksuan se ekziston një lidhje e qartë mes orientimit të tyre s*ksual dhe faktit që ishin trafikuar, dhe se në Shqipëri viktimat e trafikimit shpesh fajësohen dhe stigmatizohen, duke pasur vështirësi në integrimin social dhe punësimin.
Gjykatësja Rebecca Chapman vlerësoi se gratë do të ishin të rrezikuara nëse do të ktheheshin në qytetin e tyre të lindjes, Shkodër.
Ajo shtoi se edhe nëse do të përpiqeshin të zhvendoseshin në një pjesë tjetër të Shqipërisë, vendi është i vogël dhe i ndërthurur në mënyrë të tillë që siguria e tyre nuk mund të garantohej./The Telegraph