KUJDES! Shenjat që tregojnë se trupit i duhet të pushojë dhe çlodhet

Pavarësisht dëshirës, energjisë, mundësive dhe motivimit për të punuar e për t’u përballur me sfidat e përditshmërisë, trupi ka nevojë për kohën e duhur për rikuperim, qetësi dhe pushim.

Nëse njeriu nuk i dëgjon ‘thirrjet’ e organizmit, atëherë përballet me lodhje kronike, dhimbje e shumë simptoma të tjera.

Por cilat janë disa nga shenjat e organizmit që tregojnë qartë se ka nevojë të pushojë? Pagjumësia Pagjumësia është një nga shenjat që jep organizmi kur ka nevojë për të pushuar.

Për shembull, aktiviteti i tepruar fizik shkakton stimulim të jashtëzakonshëm të sistemit qendror nervor.

Ky stimulim e bën të vështirë gjumin dhe mungesa e tij është tepër e dëmshme.

Për pasojë, njerëzit që kanë kryer një jetë pasive, duhet ta marrin shtruar me aktivitetin fizik e të mos stërmundohen.

Ata duhet të marrin një ose dy ditë pushim mes çdo seance ose aktiviteti fizik.

Kjo kohë do u japë mundësi muskujve që të rikuperohen dhe gjumit të jetë më i paqtë. Rrahjet e zemrës Një shenjë tjetër që tregon se trupi ka nevojë të pushojë ka të bëjë me rrahjet e zemrës. Kur trupi pushon, rrahjet e zemrës duhet të jenë më të ulëta.

Zemra e një të rrituri rreh nga 60 deri në 100 herë në minutë. Sa më të ulëta të jenë rrahjet e zemrës kur trupi pushon aq më mirë funksionon zemra.

Nëse këto rrahje janë më të larta se 100, atëherë trupi po punon më fort për të shpërndarë oksigjenin në organe. Dhimbjet Kontraktimet e muskujve, dhimbjet e kyçeve apo të kokës janë tregues se trupi mezi po qëndron në këmbë. Përpos tyre, këto shenja tregojnë se në organizëm mund të ketë inflamacion.

Këto dhimbje, bashkë me inflamacionin mund të trajtohen me ibuprofen ose me acide yndyrore omega-3. Burimet më të mira të këtyre acideve yndyrore janë salmoni, sardelet, arrat dhe farat. Oreksi Kur trupi është i lodhur, pasojat i vuan edhe oreksi. Ju mund të ndiheni tepër të lodhur për të gatuar ose keni mungesë oreksi. Përpos pushimit, duhet të siguroheni që do të ushqeheni mjaftueshëm dhe shëndetshëm por edhe të hidratoheni. Mungesa e ushqimeve shteron energjitë, shkakton rënie flokësh, ul temperaturën e trupit e nxit të dridhurat e marramendjen.

Related Posts

NUK PRITEJ KURRE/ Ja çfarë ndodhi mes Nedës dhe Rozanës gjatë dasmës së Eglit dhe Gjestit në ‘BBVA’ (Foto)

Gjatë dasmës së Gjestit dhe Eglit në Big Brother VIP Albania, ndodhi një moment që nuk pritej: Rozana Radi dhe Neda Balluku, të njohura për debatet dhe…

Vjen vapa e madhe, e mërkura dita më e nxehte, ja çfarë pritet 5 ditët në vijim sipas sinoptikanes Tanja Porja

Diten e neserme pritet e jete dita me e nxehte e muajit prill. Te enjten pritet nje renie e lehte si pasoje e vranesiravve. Te premten dhe…

Tjetër lajm i k*q nga OKB për vendin tonë, të merren masa urgj*nt! Ulje dr*stike e..

Deri në 2055 lindjet në Shqipëri pritet të jenë gati 4 herë më të ulëta se aktualisht. Në raportin e fundit të OKB për fertilitetin, Shqipëria përcaktohet…

I mbani mend gjyshen dhe babain m*nster? Sot ju ndodhi tr*nditja e madhe ne jete

Gjykata e Beratit lë në burg Natasha Rombulën dhe djalin e saj (Armando Kumaraku), pasi ata shfrytëzonin djalin e mitur të këtij të fundit, për para në…

Zarf në shtëpinë e BIG Brother. Për çfarë u njoftuan banorët?

jë zarf i bardhë u erdhi banorëve në shtëpi nga Vëllai i Madh ku thuhej: Finalistë, për disa nga ju sot mbushen 115 ditë izolimi, plot sakrifica…

Foto/ Ky është futbollisti 13-vjeçar nga Shkodra që u nda nga jeta sot!

Fabian Shpati, futbollisti 13-vjeçar i “Fc Djelmnia Shkodrane 2017”, ka ndërruar jetë pas një aksidenti me motorr në fshatin Stom Golem të Shkodrës. Akademia e futbollit “Fc…