“Format i degjeneruar prej kohësh” Florjan Binaj shpërthen ndaj produksionit të “BBV-së”

Florjan Binaj, përmes një postimi në Instastory ka shpërthyer ndaj produksionit të “Big Brother VIP Albania”, pas aktit të dhunës, ku Jozef Marku goditi Gjestin pak para se të linte shtëpinë e “BBVA 4”.

Aktori i humorit e etiketoi reality show-n si “Pig Brother Gjys’ VIP”, duke e paralelizuar me derrat dhe duke nënkuptuar se banorët janë gjysmë VIP-a.

“Pasi pashë sot atë që paska ndodhur mbrëmë te “Pig Brother Gjys VIP”, dua të shpreh dhe unë diçka që kam muaj që e shpreh në videot e mia në kanalin tim në YouTube: Produksioni, sado që na qenkërka distancuar nga ajo që ndodhi, ka muaj që mezi pret që diçka e tillë të ndodhë për t’i rritur shikueshmërinë një formati të degjeneruar për kohësh!”, referuar deklaratës se “BBVA 4” nuk përfaqësohet nga veprimi i Jozit.

Më tej, shkroi se “zarfi i zi u kthye nga ndëshkim, në bonus” dhe shtoi se:

“Lartimi dhe lavdia e paaftësisë, injorancës, dhunës, duke i shitur si vlera të formatit. Kur nuk je i zoti të prodhosh vlera, ose do konsumosh vlerat e të tjerëve, ose do prodhosh anti-vlera”.

Ai bëri edhe një “rezyme” të dekadës së fundit në Top Channel, duke thënë:

“Brenda një 10-vjeçari u pa se si një televizion kombëtar, nga fole që thith talente dhe i shërben publikut ajkën e cilësisë, u kthye në një fole për të paaftët që t’i sheshin publikut anti-vlerat dhe boshllëkun për cilësi”.

Related Posts

I mbani mend gjyshen dhe babain m*nster? Sot ju ndodhi tr*nditja e madhe ne jete

Gjykata e Beratit lë në burg Natasha Rombulën dhe djalin e saj (Armando Kumaraku), pasi ata shfrytëzonin djalin e mitur të këtij të fundit, për para në…

Zarf në shtëpinë e BIG Brother. Për çfarë u njoftuan banorët?

jë zarf i bardhë u erdhi banorëve në shtëpi nga Vëllai i Madh ku thuhej: Finalistë, për disa nga ju sot mbushen 115 ditë izolimi, plot sakrifica…

Foto/ Ky është futbollisti 13-vjeçar nga Shkodra që u nda nga jeta sot!

Fabian Shpati, futbollisti 13-vjeçar i “Fc Djelmnia Shkodrane 2017”, ka ndërruar jetë pas një aksidenti me motorr në fshatin Stom Golem të Shkodrës. Akademia e futbollit “Fc…

Ak*sident fatal në Greqi/ Tre makina përplasen me njëra-tjetrën, raportohet për disa viktima dhe të pl*agosur

Një aksident tragjik ka ndodhur në Greqi në aksin rrugor Egnatia në zonën mes Verias dhe Kazancës, ku dy persona kanë humbur jetën. Mediat greke raportojnë se…

Habit Xeni! Ja cfarë paska ndodhur mbrëmë në dasmë dhe asnjë kamër nuk e paska kapur

Mbrëmë në shtëpinë më të famshme në Shqipëri u realizua dasma e Gjestit e Eglit. Mirëpo siç duket as kjo dasmë nuk kaloi pa incidente sipas Xenit…

Kush i pëlqen në BBV 4? Vëllai i Xhenetës i habit të gjithë me përgjigjen

Të dielën Xheneta Fetahu ishte në një lidhje të drejtpërdrejtë me rubrikën “Trotuar”, në “E Diell”. Ajo u shpreh se nuk ishte e pranishme në studio pasi…