Trokitja në derën e ‘ferrit’: Po i jepja gji djalit kur më fshikullonte me rripin e pantallonave

Rrëfimi i Anjezës nga Lushnja në “Ka Një Mesazh Për Ty” nga “E Diela Shqiptare” në Tv Klan nis me një kalvari mundimesh ende pa ardhur në jetë.

Prindërit iu divorcuan kur nëna ishte 3-muajshe shtatzënë me Anjezën. Më pas ajo u martua dhe bëri fëmijë të tjerë, ndërsa vajzën e la te e ëma dhe vëllai. Me rritjen, Anjeza ndihej e tepërt në atë shtëpi dhe me nënën nuk i kishte marrëdhëniet të afërta. Kur shkoi 14 vjeçe, gjyshen po e linin fuqitë dhe përpiqej t’i gjente një bashkëshort, por Anjeza nuk lëshoi pe.

Në moshën 18-vjeçare provoi të jetonte në Tiranë, por nuk ia dilte dot ekonomikisht dhe u kthye në Lushnje. Kur Anjeza ishte 21 vjeçe, gjyshja ndërroi jetë dhe ajo vendosi që bashkë me një fqinjë, të jetonin në Durrës. Ky qe momenti kur ajo u gjend përballë shpresës për një të ardhme që rezultoi veçse iluzion.

Anjeza: Kur trokitëm në një derë që mendonim se mund të kishte shtëpi me qira, aty njoh personin që u bë bashkëshorti im.

Ardit Gjebrea: Aty e njohe?

Anjeza: Po. Më tha që “mua më pëlqen si person dhe rri këtu, mos më ik më dhe kemi mundësi që të njihemi disa ditë dhe të martohemi”. Faktikisht mendova unë, për të rregulluar problemet e mia arrita të martohesha brenda javës me të. Pas një muaji martesë, mua më ka dhunuar për herë të parë. Më ka thënë “deri në këtë moment unë mezi e kam mbajtur veten”, por ai pinte dhe ishte i dhunshëm gjatë gjithë kohës.

Ardit Gjebrea: Pra një muaj mezi mbajti veten nga dëshira që kishte për të të dhunuar.

Anjeza: Po dhe 3 vjet të tjera unë arrita të kaloj shumë depresion dhe mora shumë mbipeshë nga stresi, nga depresioni që ndonjëherë mua edhe nga duart e tij më ka hequr pronarja e një shtëpie që ishim me qira.

Ardit Gjebrea: Po pse nuk e denoncoje?

Anjeza: Sepse nuk kisha ku të shkoja. Isha e dobët. Në atë moment isha e dobët, shumë e dobët nga ana mendore, nuk kam qenë kjo që jam sot. Nuk kisha ku të shkoja. Pas lindjes së çunit u kapa shumë pas çunit dhe kam pasur raste që kam menduar edhe të ndahem, kam menduar edhe të vdes, të gjitha, por thosha çuni, do të ma rrisë çunin do ta bëjë si vetja, gjithmonë çuni më ka mbajtur gjallë, çuni. Herën e fundit që mua më dhunoi keq, ka qenë duke i dhënë gji çunit, ai më ka gjuajtur me rrip pantallonash, këtej i jepja gji çunit, këtej më gjuante me rrip pantallonash. Nuk po mundesha dot, më ishte lodhur shpirti si i thonë fjalës. Në atë moment unë iki, në orën 10, e mbaj mend edhe orën, çuni me karrocë, shkoj te komisariati i Durrësit dhe u them këtu-këtu puna. Unë e denoncova, mora urdhër mbrojtjeje por për momentin nuk dinin ku të më strehonin. Kam ndenjur dy ditë në spital dhe një herë tjetër prapë më strehoi një infermiere që të flija aty. Një byrektore ngjitur me komisariatin më la mundësi të laja edhe çunin aty brenda e ta ndërroja.

Më pas, Anjeza u vendos në një qendër për gratë e dhunuara në Elbasan. Atje, veç ndihmës nga psikologët, arriti të kryente divorcin, të mësonte një kurs kuzhine dhe djalin ta regjistronte në çerdhe duke lënë pas një pjesë të vuajtjeve./tvklan.al

Related Posts

Egli harron Gjestin, reagon mbi thashethemet në rrjet

Ish finalistja e ‘Big Brother VIP Albania’ Egli Tako ka reaguar me një shkrim për herë të parë pas daljes. Ajo ka falënderuar mbështetësit me fjale zemre…

‘Bravo ik’! Gjithçka në 47 sekonda/ Detaje të reja rreth vr*sjes së policit në Kosovë!

Policia e Kosovës mëngjesin e djeshëm ka kryer një operacion të madh policor në Kaçanik, që ndërlidhej me vrasjen e rreshterit policor, Muhamed Lika. Rejhan Bela i…

Projekti/ Edhe Anglia dërgon refugjatë në Shqipëri?

Qeveria britanike po përgatit një plan të ri për të dërguar azilkërkuesit e refuzuar në “qendra kthimi” jashtë vendit, një nismë që ka marrë mbështetjen e Agjencisë…

‘Kjo shenjë do marrë vendimin e madh jetësor…’ Meri Gjini paralajmëron fuqishëm, kjo shenjë do TR*NDITET

Astrologe Meri Gjini ishte mëngjesin e sotëm në emisionin “7pa5 në Vizion Plus, me moderatorët Alma Çelaj dhe Syrjan Rahova bëri parashikimin e Horoskopit për javën. Kemi…

Ky 10 ditësh pritet të jetë i cm*ndur, sinoptikania Lajda Porja tregon cfarë ndodh me motin në vijim: Deri të mërkurën do..

Metereologia e MeteoAlb Lajda Porja tha se ky 10 ditësh i fundit i prillit mund te konsiderohet i paqendrueshem edhe pse nis me diell ne mengjes. Ajo…

Pa bisht dhe me 3 motorë, pamjet e avionit luftarak të Kinës ‘çudisin’ botën

Janë shfaqur imazhe të reja të një prej avionëve luftarak futuristik të Kinës, një aeroplan me tre motorë, me krahë fluturues pa bisht, të cilin analistët perëndimorë…