Banesa shitet dy herë, ndërtuesi ballafaqohet me familjen e mbetur në rrugë

Apartamenti në Fier për të cilin Astriti i dha 50 mijë euro djalit, Mondit që ta blinte është shitur dy herë. Banesa e blerë prej ndërtuesit Njazi Vrenozi u mor, por nuk kanë certifikatë pronësie. Astriti dhe Nadirja, e cila ndodhet përballë tij në “Shihemi në Gjyq” duke përkrahur djalin e tyre, hynë në këtë shtëpi por pas një muaji dikush trokiti në derën e tyre dhe i ka thënë se apartamenti është i tiji.

Ky konflikt e ka sjellë Astritin në rubrikën e së “Dielës Shqiptare” në Tv Klan duke kërkuar përgjigje nga djali, të cilin e ka nxjerrë jashtë bashkë me Nadiren. Rubrika e emisionit mundëson një lidhje me Njazi Vrenozin, i cili thotë se ka pasur një menaxher në kompaninë e tij, Jetmir Hysën të cilit i kishte dhënë prokurë dhe ai ka kryer veprime të tjera. Ky person aktualisht ndodhet në burg.

Mondi tha më herët se paratë janë dhënë në dorë dhe jo përpara noteres Anila Haxhiu. Këtë e pohon sërish edhe në ballafaqimin me Njaziun.

Eni Çobani: Ju pretendoni që paratë në dorë nuk i keni marrë ju,por i ka marrë Jetmir Hysa?

Njazi Vrenozi: Një pjesë kam qenë unë prezent për kapar. Të dy bashkë.

Eni Çobani: Ndërkohë pjesën tjetër e ka marrë Jetmiri vetëm?

Njazi Vrenozi: Tani unë flas sipas noteres.

Ardit Gjebrea: Edmond, sa para ke paguar?

Mondi: 45.

Ardit Gjebrea: Ti ke dhënë 45 mijë euro. Para noteres i ke dhënë?

Mondi: Jo. Jashtë zyrës së noteres.

Ardit Gjebrea: Sipas pretendimit tënd, sa para i ke dhënë ti Njaziut?

Mondi: Të gjitha more se bashkë kanë qenë, të gjitha.

Njazi Vrenozi: Sa më ke dhënë o burrë?

Mondi: Në kontratë është e shënuar 42.

Ardit Gjebrea: I ke dhënë përpara noteres?

Mondi: Janë dhënë jashtë zyrës së noteres.

Ardit Gjebrea: Po pse? Kush t’i kërkoi?

Mondi: Zotëria.

Ardit Gjebrea: T’i kërkoi Njaziu?

Mondi: Po.

Ardit Gjebrea: T’i kërkoi Njaziu m’i jep jashtë zyrës së noteres?

Mondi: Në momentin që është bërë kontrata e fundit kjo, janë shlyer komplet lekët. Ai ka marrë lekë edhe më përpara jashtë zyrës, ka marrë 2000 në fillim, ka marrë 9, ka marrë 8 pastaj, ka marrë prapë 9. Në fund, kur është bërë kjo kontrata e fundit, është shlyer totalisht.

Lidhur me datën e kontratës e cila i përket vitit 2018 kur Mondi tha se është lidhur 6 muaj më parë, Njaziu ia atribuon “djalit që ka bërë shumë falsifikime”. Sa i përket rishitjes së apartamentit, ai thotë se familja ka hyrë vetë pa mbaruar procesi gjyqësor me pronarin e parë.

Mondi: Përse ky kur e ka shitur një herë dhe nuk e ka zgjidhur kontratën me personin e parë, përse më ka mashtruar mua dhe më thënë që kam apartament për të shitur?

Njazi Vrenozi: Tani ai ka shumë të drejtë, por unë i kam thënë pa mbaruar ti s’do të marrësh çelës.

Eni Çobani: Ta ka thënë që është në proces gjyqësor?

Mondi: Jo. Asnjëherë!

Njazi Vrenozi: Dy fjalë tani! Në momentin që jam zënë me Jetmir Hysën, i kam thënë mos bëj gabim t’i japësh çelësin, t’i japësh kapar pa mbaruar gjyqi. Dale të flas unë njëherë ore! Fole ti, dëgjova unë! Pa mbaruar gjyqi, ky zotëria ka shkuar dhe ka ndërruar çelësat dhe është futur në shtëpi pa më pyetur mua.

Nadire: Ai e kishte në dorë çelësin.

Njazi Vrenozi: Çelësin e kisha unëm jo ai! Unë ia dhashë çelësin për ta parë shtëpinë, a e pëlqen.

Eni Çobani: Po si, ju morët tani 19 mijë euro. Vetëm kapari ka qenë 19 mijë dhe ky nuk futej dot se nuk e kuptoj, për çfarë u morën 19?

Njazi Vrenozi: 19 kishte marrë ai djali dhe unë pranova, i firmosa dhe i kam thënë pa mbaruar gjyqi, nuk do të shkosh te shtëpia!/tvklan.al

Related Posts

Hajduti me syze vjedh lekët e ëmbëlsirave në Durrës

Një hajdut me syze është bërë protagonist i një vjedhje të ndodhur ditën e djeshme në një pastiçeri në qytetin e Durrësit. Në pamjet e mbërritura në…

“Vajzat e dќehura ngrenë në këmbë Lungomaren, b*rtasin në mes të natës”

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në orët e vona të mbrëmjes së djeshme në zonën e Lungomares në Vlorë, ku banorët janë shqetësuar tepër nga disa…

I mituri rrezikon jetën në Shkodër, lundron mbi ujë me divan

Një ngjarje e pazakontë dhe tepër shqetësuese është raportuar së fundmi nga fshati Zogaj të Shkodrës, ku një fëmijë vetëm 8-vjeç është filmuar duke lundruar mbi ujë…

Egli harron Gjestin, reagon mbi thashethemet në rrjet

Ish finalistja e ‘Big Brother VIP Albania’ Egli Tako ka reaguar me një shkrim për herë të parë pas daljes. Ajo ka falënderuar mbështetësit me fjale zemre…

‘Bravo ik’! Gjithçka në 47 sekonda/ Detaje të reja rreth vr*sjes së policit në Kosovë!

Policia e Kosovës mëngjesin e djeshëm ka kryer një operacion të madh policor në Kaçanik, që ndërlidhej me vrasjen e rreshterit policor, Muhamed Lika. Rejhan Bela i…

Projekti/ Edhe Anglia dërgon refugjatë në Shqipëri?

Qeveria britanike po përgatit një plan të ri për të dërguar azilkërkuesit e refuzuar në “qendra kthimi” jashtë vendit, një nismë që ka marrë mbështetjen e Agjencisë…