Bëhet publike dosja e Jozit (LAJMI I PLOTË NË KOMENT)

Pas incidentit të rëndë që ndodhi në gjysmëfinalen e Big Brother VIP Albania 4, ku Jozefin Marku (Jozi) goditi fizikisht artistin Gjesti, në media kanë nisur të qarkullojnë informacione shqetësuese mbi të kaluarën e tij jashtë kamerave.

Një dosje tronditëse është zbuluar për Jozin, duke hedhur dritë mbi historikun e tij penal për dhunë ndaj femrave, shumë përpara se ai të bëhej pjesë e reality-show-t më të ndjekur në Shqipëri.

Sipas burimeve të sigurta për “Prive by Liberta Spahiu”, një ish-partnere e Jozit – një grua shqiptare – e ka denoncuar atë për dhunë fizike, teksa dyshohet se ngjarjet kanë ndodhur gjatë kohës që ata jetonin bashkë në Zvicër.

Pas denoncimit të saj, ai është arrestuar dhe, siç mësohet, ka qëndruar në burg për afro tri vite, nga viti 2020 deri në 2023, pikërisht gjatë periudhës së pandemisë së COVID-19.

Juristë zviceranë, të konsultuar nga media, kanë bërë të ditur se dënimet e tilla me kohëzgjatje të gjatë për dhunë ndodhin vetëm në raste të përsëritura dhe me prova të forta, çka ngre edhe më shumë shqetësim për sjelljen e tij si recidivist.

Burimi pranë ish-partneres së tij ka theksuar se pas burgosjes, Jozi dhe ish-partnerja nuk kanë pasur më kontakt, ndërsa vendi ku ai kreu dënimin ka qenë një nga kantonet frankofone të Zvicrës.

Ky zhvillim hedh hije të rënda mbi vendimin për ta përfshirë Jozin si pjesëmarrës në Big Brother VIP, duke ngritur pikëpyetje të forta mbi filtrat dhe procesin e përzgjedhjes së banorëve, sidomos kur në fjalë është një figurë me precedentë penalë për dhunë ndaj grave.

Publiku dhe aktivistët për të drejtat e njeriut tashmë po kërkojnë transparencë nga produksioni, teksa rrjetet sociale janë mbushur me reagime të ashpra pas zbulimeve dhe incidentit të transmetuar drejtpërdrejt. Dhuna, si brenda dhe jashtë ekranit, nuk duhet të ketë vend në asnjë platformë mediatike – është mesazhi që po përforcohet nga gjithnjë e më shumë zëra.

Related Posts

‘Kjo shenjë do marrë vendimin e madh jetësor…’ Meri Gjini paralajmëron fuqishëm, kjo shenjë do TR*NDITET

Astrologe Meri Gjini ishte mëngjesin e sotëm në emisionin “7pa5 në Vizion Plus, me moderatorët Alma Çelaj dhe Syrjan Rahova bëri parashikimin e Horoskopit për javën. Kemi…

Ky 10 ditësh pritet të jetë i cm*ndur, sinoptikania Lajda Porja tregon cfarë ndodh me motin në vijim: Deri të mërkurën do..

Metereologia e MeteoAlb Lajda Porja tha se ky 10 ditësh i fundit i prillit mund te konsiderohet i paqendrueshem edhe pse nis me diell ne mengjes. Ajo…

Pa bisht dhe me 3 motorë, pamjet e avionit luftarak të Kinës ‘çudisin’ botën

Janë shfaqur imazhe të reja të një prej avionëve luftarak futuristik të Kinës, një aeroplan me tre motorë, me krahë fluturues pa bisht, të cilin analistët perëndimorë…

“Javë sherrxhie”, Meri Shehu ‘ma*akron’ shenjat me vlerësimin në yje

Yjet kanë vendosur të na sprovojnë këtë javë. Parashikimi i përjavshëm i astrologes Meri Shehu në programin “Rudina” në Tv Klan nuk është shumë optimist. Planetët kanë…

“Fytyrën nuk ta jep shkolla, por shkolla të bën njeri”, postimi i Egla Cenos pas fitores së Gjestit

Fituesja e edicionit të tretë të Big Brother VIP Albania 3, Egla Ceno, ka bërë sërish një koment për Gjestin. Duke qenë se e ka komentuar tejet…

Pyetet se kush nga motrat ka qenë më e fortë në Big Brother, Gerta Gixhari përgjigjet në mënyrë diplomatike

Secili nga banorët e edicionit të katërt kanë shprehur emocionet e tyre në natën finale e gjithashtu kanë folur edhe për eksperiencën brenda. Një pyetje provokuese iu…