“Unë jetën e jap dhe te*rrorin nuk e pranoj”, G-Bani kër*cënohet pasi i doli në mbrojtje Gjestit: Ishte pabesi!

Në një reagim të bërë në rrjetet sociale, G-Bani ka deklaruar se kanë nisur ta kërcënojnë pasi i doli në krah Gjestit dhe dënoi aktin e dhunës nga Jozefin Marku. “Kanë fillu kërcënimet e para nga njerëz që asociohen me Jozin siç thonë. Gjithë ju që kërcënoni, jetën e jap dhe terrorin nuk e pranoj.

Jetën e jap, hajde, jetën e jap! Po mendimin tim do të them gjithmonë, përherë. Kjo që ka bërë është e papranueshme, jam kundër nuk do ta bëja kurrë, distancohem nga ajo gjë 1000%, as nuk dua lidhje fare me një njeri që sillet ashtu. Ishte pabesi. E dyta, ju, fansat e mi, që thoni dhe ‘ti e ke godit, unë nuk e kam godit me gjithë forcën time, më ka prek më ka ofendu e kam shtyrë por jo me gjithë forcën time…

Nëse jeni mbështetësit e mi për atë fakt, nëse jeni fansat e mi veç për atë gjë që kam bëre me Gjestin ikni, se nuk jeni fansat e mi e as nuk dua t’u kem”, shprehet G-Bani.

Pas incidentit të paprecedentë të ndodhur gjatë mbrëmjes së djeshme në Big Brother ku Gjesti u godit nga Jozi, përmes një videoje ku shfaqej i prekur dhe i përlotur, G-Bani i doli në mbrojtje Gjestit dhe shprehet se i vjen keq për atë që ka ndodhur.

Ai shprehu solidaritetin e tij ndaj Gjestit duke thënë se nuk e meritonte këtë dhe se distancohet nga akti i Jozefin Markut.

“Të kam shumë xhan dhe atë gjë nuk e meritoje Gjest, gabim kam bërë dhe unë që të kam shtyrë por kjo që ndodhi sot…jo jo kurrë kurrë asnjëherë. Të përqafoj shumë me gjithë respektin dhe familjen tënde keni solidaritetin tim”, tha mes të tjerash G Bani.

Related Posts

“Denoncova G-Banin ne polici, ja çfarë “më bëri” Arbër Hajdari”/ Rrëfehet Arsida Big Brother VIP

E ftuar në emisionin “Glamour Zone” në “Ora News”, ish-banorja e “Big Brother VIP Albania 4”, Arsida Çerpja, foli për herë të parë mbi prapaskenat e një…

Ja kujt ia fali Rama Shqipërinë për “1 euro” nga Dulaku e Gaz Demi, te Luca e Arbër Hajdari

Në fund të Janarit 2025, pavarësisht kundërshtisë së fortë të opozitës, shumica e majtë e Edi Ramës miratoi në Parlament “Paketën e maleve”, një ligj që lejon…

Joz Marku shfaqet në ring boksi pas shpuIIës ndaj Gjestit, rrethohet nga një grup njerëzish (Video)

Pas incidentit të bujshëm në Big Brother VIP Albania, ku Jozi goditi Gjestin, ai ka bërë disa paraqitje publike që kanë tërhequr vëmendje të madhe. Fillimisht, Jozi…

I dinim për “Vëllezër të Mëdhenj”, por të gjitha ishin femra

“Big Brother” është një nga reality show-t më të njohur në botë, që ka arritur të tërheqë audiencë të mëdha për vite të tëra. E, kur jemi…

Sara Hoxha ndanë një pjesë nga rrëfimi i Rozana Radit

Drejtuesja e këtij reality show Sara Hoxha ndanë kohë pas kohe pamje nga skaleta e gjysmë finales që do të ndodh me 19 prill. Ajo ka paralajmëruar…

A i bën ndokujt përshtypje që kushdo mund të VRlTET në Shqipëri?

Në Shqipëri sot, ndjesia e pasigurisë nuk është më një emocion kalimtar, por një gjendje e përhershme, e ulur thellë në nënvetëdijen e çdo qytetari. Askush nuk…