Një skenë e paprecedentë ndodhi mbrëmjen e djeshme në shtëpinë e Big Brother VIP Albania, vetëm pak ditë larg finales.
Pas shpalljes së emrave të eliminuar, Jozi dhe Loredana, publiku u trondit nga një moment tensioni që pasoi.
Teksa Jozi po largohej nga shtëpia, Gjesti e provokoi duke i hapur derën, si për të treguar se “unë po të nxjerr jashtë”.
Në ato çaste tensioni, Jozi shpërtheu, duke e goditur me shuplakë Gjestin dhe duke e rrëzuar në tokë. Menjëherë pas këtij akti, ai u dëgjua duke thënë me nervozizëm: “S’ka lind ai p** motre që ma çel derën mua, more vesh, zagar!”