Dalin pamjet e arrestimit të Jozit – me sy të nxirë, kokë ulur dhe i shoqëruar nga policia largohet nga Big Brother

Një ngjarje e paprecedentë ka tronditur publikun e “Big Brother VIP Albania”, pasi konkurrenti Jozefin Marku ka ushtruar dhunë fizike ndaj banorit tjetër, Gjestit, menjëherë pas eliminimit nga shtëpia. Sipas raportimeve zyrtare, pas përfundimit të spektaklit të së premtes, Jozi ka reaguar në mënyrë agresive, duke e goditur Gjestin në ambientet jashtë shtëpisë.

Incidenti ndodhi pak çaste pasi të dy u eliminuan nga gara dhe dolën përpara publikut. Produksioni i emisionit reagoi menjëherë, duke njoftuar Policinë e Shtetit. Sipas Top Channel, forcat policore ndërhynë në vendngjarje dhe arrestuan Jozefin Markun, duke e shoqëruar me pranga në duar. Pamjet e këtij momenti u transmetuan në media, duke shkaktuar reagime të shumta nga publiku.

Nga ana tjetër, gjatë transmetimit të “Prime”-it u bë e ditur se gjendja shëndetësore e Gjestit është e stabilizuar dhe nuk paraqet rrezik për jetën.

Kjo ngjarje ka hapur debat të gjerë në rrjetet sociale mbi përgjegjësinë morale të konkurrentëve dhe ndikimin e dhunës në formate televizive. Ndërkohë, pritet një deklaratë zyrtare nga produksioni dhe një vendim për pasojat që do të ketë ky veprim për Jozi Markun në raport me rregullat e spektaklit dhe ligjin. /Telegrafi/

Related Posts

Labinot Rexha, tregon se Jozi ka qenë i burgosur dikur

Këngëtari Labinot Rexha ka reaguar pasi Jozef Marku goditi me shuplakë Gjestin. Në emisionin “Weekend”, Marku tha se Jozi kishte qenë edhe i burgosur në Zvicër, ndërkaq,…

Incidenti në BBVA, reagojnë menjehere edhe familjarët e Eglit: Jozi është…

Incidenti Jozi-Gjesti/ Reagimi më i ashpër vjen nga Flor Binaj, “shpert’hen” ndaj LEDIONIT (Video)

Pas ngjarjes së rëndë që ndodhi mbrëmjen e djeshme në spektaklin “Big Brother VIP Albania”, ku konkurrenti Jozi goditi fizikisht Gjestin gjatë transmetimit live, ka reaguar aktori…

Horoskopi ditor, E hënë 14 prill 2025

Dashi Parashikohet një ditë disi e mbytur për ju, ku pozitiviteti dhe negativiteti do të jenë në luftë me njëra tjetrën. Përpiquni të gjykoni me mendje të…

Baronesha italiane i lë trashëgiminë prej 5 milionë eurosh kujdestares shqiptare, 8 nipërit e hedhin në gjyq. Avokatja: Shoh r’acizëm

Baronesha Anna Malfatti, e lindur në vitin 1936, ndërroi jetë në vitin 2023, në moshën 87-vjeçare. Ajo vendosi që gjithë pasurinë e saj t’ia linte pastrueses shqiptare:…

Arbër Hajdari reagon pas inc*dentit në Big Brother: Një shupIakë nuk tregon forcë, por dobësi – turp që nuk harrohet