Dhυηa në Big Brother, Jozi ndalohet nga Policia e Tiranës pas G0DlTJES së Gjestit

Skandal dhune fizike në prag të finales së Big Brother Vip Albania 4, Jozi ndalohet nga policia pas dhunoi Gjestin.

Përpara daljes së tij nga shtëpia pas eliminimit nga vota e publikut, Jozi ofendoi dhe goditi fizikisht Gjestin. Ai iu sul me shpullë dule e hedhur në tokë Gjestin që mbeti i shokuar dhe i lënduar fizikisht.

Pak pas incidentit, produksioni i Big Brother tha se ka lajmëruar Policinë e Shtetit, e cila ka ndërhyrë duke shoqëruar Jozef Markun.

“Pas daljes së tij, Big Brother njoftoi menjëherë policinë, e cila bëri menjëherë të mundur shoqërimin e Jozef Markut për në rajon”, njoftoi Top Channel.

Sakaq mjekë dhe infermierët shkuan në shtëpinë e BBVIP dhe aktualisht po trajtojnë Gjestin, gjendja e të cilit raportohet se është e stabilizuar.

Top Channel reagon pas incidentit të ndodhur gjatë transmetimit live të Big Brother Albania

Gjatë transmetimit të drejtpërdrejtë të mbrëmjes së sotme në formatin Big Brother Albania, ndodhi një akt i papranueshëm dhune, ku një prej konkurrentëve të eliminuar sulmoi fizikisht një tjetër pjesëmarrës në momentin e daljes nga shtëpia. Ky veprim u transmetua në kohë reale dhe u ndoq nga një publik i gjerë kombëtar.

Top Channel dënon me vendosmëri çdo formë dhune dhe rithekson angazhimin e saj ndaj standardeve më të larta të etikës profesionale, përgjegjësisë publike dhe komunikimit të sigurt. Big Brother Albania është një format argëtues që promovon lojën, spontanitetin dhe emocionin – por kurrë dhunën. Ky incident është në kundërshtim të plotë me frymën e programit dhe me parimet themelore mbi të cilat funksionon platforma jonë televizive.

Produksioni nuk ka pasur asnjë informacion, sinjal apo indicie që do të mund të çonte në parashikimin e një sjelljeje të tillë. Ngjarja ndodhi në mënyrë të papritur, pa asnjë provokim të lidhur me formatin, dhe është thellësisht e dënueshme. Edhe pse formatet televizive të tipit reality mund të përmbajnë të papritura dhe tensione, kufijtë janë të qartë dhe të panegociueshëm – dhe dhuna nuk tolerohet në asnjë rrethanë.

Pas incidentit, prezantuesi i spektaklit, Ledion Liço, reagoi drejtpërdrejt me një deklaratë përpara publikut:

“Një akt i dhunshëm, i papranueshëm dhe thellësisht shqetësues ndodhi në një moment që duhet të ishte fundi i një përvoje, jo fillimi i një reagimi të tillë. Kjo sjellje nuk përfaqëson vlerat e Top Channel dhe as ato të Big Brother Albania.”

“Ky incident nuk ishte i organizuar, i nxitur apo i parashikueshëm nga produksioni. Realiteti i një formati live mbart të papritura, por kjo nuk e justifikon kurrë dhunën.”

Menjëherë pas ngjarjes, personi përgjegjës është përjashtuar përfundimisht nga çdo përfshirje e mëtejshme në program dhe është shoqëruar nga autoritetet përkatëse në komisariat, ku janë duke u ndjekur procedurat ligjore në përputhje me legjislacionin në fuqi. Protokollet e sigurisë dhe të transmetimit janë në proces rishikimi të plotë, dhe çdo masë e nevojshme do të ndërmerret për të garantuar që situata të tilla nuk do të përsëriten në të ardhmen.

Top Channel njofton se do të vazhdojë të bashkëpunojë ngushtë me institucionet përgjegjëse dhe do të mbajë publikun të informuar për çdo zhvillim të mëtejshëm. Integriteti i përmbajtjes, siguria e pjesëmarrësve dhe respekti për audiencën mbeten parime themelore të punës së këtij institucioni mediatik.”

Related Posts

Familja e Gjestit në gjendje të rënduar, i thonë këto fjalë

Nga incidenti që ndodhi mbrëmë ku Jozi ka goditur rëndë Gjestin, ka reaguar edhe familja e këngëtarit. Ata u shprehen se ky incident nuk e ka lënduar…

Horoskopi javor: Yjet nga 14 deri më 20 Prill 2025 për të 12 shenjat

Dashi (21 Mars – 20 Prill) Kjo javë për ty, i zjarrtë Dash, është si një këngë e re lindjeje. Marsi, planeti yt sundues, është në krahët…

U la i lire nga Policia e Shtetit, ky eshte reagimi i fundit ne instagram i Jozit…

Nje ngjarje e paprecedent eshte regjistruar mbremjen e djeshme ne BBVA! Jozi dhe Loredana u eleminuan nga gara, gjate ndarjes me banoret dhe momentit te daljes se…

Sk*andalit në Big Brother nuk i shpëtojnë as politikanët, kandidati i Lulzim Bashës në krah të Jozit: Mos luj me …

Reagimeve mbi skandalin në BBVA ku Jozefin Marku goditi dhe rrëzoi në tokë Gjestin, nuk i kanë shpëtuar as personazhet e politikës. Kandidati për Deputet në Kualicionin…

“Unë jetën e jap dhe te*rrorin nuk e pranoj”, G-Bani kër*cënohet pasi i doli në mbrojtje Gjestit: Ishte pabesi!

Në një reagim të bërë në rrjetet sociale, G-Bani ka deklaruar se kanë nisur ta kërcënojnë pasi i doli në krah Gjestit dhe dënoi aktin e dhunës…

Aksident i rëndë në Kosovë/ Treni përpl*aset me makinën, raportohet për vi*ktimë

Një aksident i rëndë komunikacioni ka ndodhur sot në fshatin Jagodë të komunës së Klinës, ku një tren është përplasur me një veturë. Si pasojë e këtij…