Nardi Idrizi, një 39-vjeçar shqiptar nga Vlora, është dënuar me 32 vite burg për sulmin e tij ndaj tre të rinjve nga Kreta në dhjetor të vitit 2023, në Gazi, Athinë. Ky akt i dhunshëm ka tronditur opinionin publik, pasi autori ka hapur zjarr ndaj viktimave, duke synuar drejtpërdrejt në kokë dhe qëlluar pas shpine. Më pas, ai ka shpërthyer një debat të rëndë për shkak të një keqkuptimi të parëndësishëm.
Gjykata e Jurisë së Përzier të Athinës ka vendosur që Idrizi të vuajë një dënim total prej 32 vitesh burg, nga të cilat 20 vjet duhet t’i kalojë në burg, duke e konsideruar sulmin si një krim të rëndë ndaj shëndetit dhe jetës së njerëzve.
Dy vëllezër nga Kreta dhe shoku i tyre kishin ardhur në Athinë për të festuar një festë beqarie, kur pas një përleshjeje verbale me pasagjerët e një fouristrade, një nga ata hapi zjarr ndaj viktimave, duke i plagosur rëndë. Fatmirësisht, të tre të rinjtë arritën të shpëtonin, por dëmet e pësuara mund të kishin qenë edhe më të rënda.
Nardi Idrizi, i njohur gjithashtu me emrin Fatbardh Idrizi, ka një të kaluar kriminale të rëndë. Ai është arrestuar dhe dënuar më herët për disa krime të rënda, përfshirë v rasje të mbetur në tentativë, vjedhje me armë dhe mbajtje të paligjshme të armëve luftarake. Në vitin 2022, ai përfitoi ulje të dënimit në burgun e Fierit, pas hetimeve për sh përdorim detyre.
Po ashtu, Idrizi është i lidhur me disa grupe kr iminale, përfshirë ato që merreshin me grabitje me armë në bankat, kazinotë dhe karburantet e Shqipërisë, dhe është shpallur në kërkim nga autoritetet greke pas lidhjeve me krime të tjera.
Idrizi u shpall në kërkim për ngjarjen e dhunshme në Gazi, ku pas një debati, ai ka hapur zjarr ndaj tre të rinjve, duke shkaktuar panik dhe pasiguri në zonë. Policia greke ka arrestuar shokun e tij, Emiljano Jakupi, një tjetër person me precedentë penalë për vepra të ndryshme.