Ilnisa Agolli për Laert Vasilin: Mendoj se është sapios**sual, në finale shikoj…

E ftuar në emisionin “Pardon My French” nëpërmjet një lidhje telefonike ka qenë Ilnisa Agolli. Ajo ka dhënë mendimin e saj dhe ka treguar më shumë për rrugëtimin e mikut të saj, Laert Vasili, i cili ‘Prime’-in e së martës u shpall finalisti i dytë i edicionit të katërt të Big Brother VIP.

E shikon Ilnisa si fitues Laertin?

“Nuk mund të flas përpara kohe apo të hipotetizoj të gjithë këtë ndjenjën që kam për ta dashur si fitues. Mendoj që ai e meriton të jetë një fitues, për shkak të durimit që ka pasur gjatë gjithë këtyre ditëve për shkak edhe të mënyrës se si ka shprehur gjithçka në formën e tij. Jam për Laertin dhe e dija që ky djalë do ta shfaqte më të mirën e tij me shumë dinjitet”.

Si i sheh Ilnisa raportet që Laerti ka me njerëzit e tjerë brenda në shtëpinë e BBV?

“Më pëlqeu ballafaqimi i tij me Gjestin, megjithëse situata ishte pak kaotike jashtë me përkthimet e çuditshme karshi fesë, por ata më kanë pëkqyer shumë të dy, secili në mënyrën e tij.

Falja e Laertit ishte karshi një keqkuptimi më shumë sesa një falje ku ai tregonte një përulje karshi një termi që është shumë i bukur që është “Allahu ekber” por veprimi i shëmtuar i Gjestit e detyroi që në një formë apo në një tjetër të keqkuptohej e gjithë situata. Ndodhi ajo që ndodhi.”

Një ndër gjërat për të cilat është përfolur Laerti gjatë qëndrimit në BBV ka qenë edhe donzhuanizmi, çfarë mendon Ilnisa për këtë?

“Po sikur nuk e pashë sepse Laerti është shumë donzhan edhe nuk e vura re shumë atje këtë anë. Laerti është sapioseksual kam idenë”.

Duke qenë se ethet e finales kanë filluar sepse jemi drejt përfundimit të këtij edicioni, kë shikon Ilnisa në krahë të Laertit dhe Rozanës?

“Do të isha kurioze të shihja Gertën me Egli Takon. Do të dëshiroja ta shihja këtë dyshe gocash. Unë mbahem si orakull ndonjëherë”./TAR

Related Posts

Disa nga artistët që do të performojnë në finalen e madhe të BBV 4

Edicionit të katërt të “Big Brother VIP Albania”, po i vjen fundi. Katër finalistët e përzgjedhur nga publiku janë Rozana Radi, Laert Vasili, Gjesti dhe Egli Tako,…

Nuk duhet humbur! Ja mesazhi i Marin Memës në BBVA që mori VEMENDJEN e të gjithëve

Mbrëmjen e djeshme, moderatorët e Top Channel surprizuan banorët e Big Brother VIP Albania me një vizitë të shkurtër brenda shtëpisë. Në mesin e bisedave dhe momenteve…

Skena mahnitëse në brigjet e Adriatikut, peshkatari kap pamje të peshkaqenit gjigant

Kafshët e rralla janë një nga pamjet më të bukura që mund të shohim, veçanërisht kur e dimë se ato nuk janë të rrezikshme për ne. Dhe…

Gënjeu se është memece për të përfituar nga pensioni i invaliditetit – pas 16 vitesh zbulohet dredhia e spanjolles

Një grua spanjolle e cila kishte kërkuar pension invaliditeti për paaftësi për të folur pas një incidenti të lidhur me punën 16 vjet më parë, është ekspozuar…

E pa duke e g*ditur gomarin me shkop, veterinerja rrah burrin – arr*stohet nga policia pas publikimit të pamjeve

Holandezja, adhuruese e flaktë e kafshëve që sulmoi një burrë të cilin e pa duke rrahur gomarin në Egjipt – rrezikon të dënohet. Pamjet amatore shfaqin Joe…

Lopa ushqen me gji qengjin i cili mbeti pa nënën e tij

Në Sarıkamısh të qytetit Kars në Turqisë, lopa e quajtur “Sarıkız” po ushqen me gji një qengj, nëna e të cilit ngordhi një javë pasi lindi. Një…