Çudira nga Shkodra: I mituri “përdh*non” statujën e heroit

Një skenë aspak e hijshme është regjistruar ditën e sotme në qytetin e Shkodrës, pranë bustit të heroit kombëtar Mehmet Shpendi në zonën e njohur si Fermentimi, tek parku. Një qytetar ka dërguar një video në redaksinë tonë, ku shfaqet një i mitur duke kryer veprime të turpshme dhe të papërshtatshme me statujën e heroit, në mënyrë që lë shumë pak vend për interpretim.

Pamjet filmike tregojnë të miturin duke u ngjitur mbi bust dhe duke simuluar veprime të karakterit seksual – një sjellje që ka shkaktuar reagime të forta, për shkak se ndodh në një hapësirë publike ku kalojnë fëmijë, familje dhe qytetarë të zakonshëm.

Kush ishte Mehmet Shpendi?

Mehmet Shpendi ishte një nga figurat më të shquara të rezistencës shqiptare në veri. I lindur në fshatin Pecaj të Shalës, ai ishte bajraktar i zonës dhe përfaqësues i Shalës në kryengritjen e përgjithshme antiosmane të Malësisë së Madhe. Ai udhëhoqi çetat e luftëtarëve kundër forcave osmane dhe malazeze, dhe në vitin 1883, në Çezme të Koplikut, përkrahu Dedë Gjo Lulin për të kundërshtuar përpjekjet e pushtuesve për të zëvendësuar Kanunin me rregulla të imponuara nga Komisioni i Xhibalit. Kontributi i tij në ruajtjen e traditës dhe identitetit kombëtar është i jashtëzakonshëm.

Veprimi i sotëm, jo vetëm që është i papranueshëm në aspektin etik dhe moral, por përbën një fyerje ndaj kujtesës historike të një figure që ka luftuar për lirinë e vendit.

Mesazhi i qytetarit dërguar redaksisë JOQ:

“Përshëndetje JOQ, shikoni çfarë bëjnë fëmijët në Shkodër. Kjo nuk është aspak interesante dhe e këndshme, sepse mund ta shikojë kushdo. Kjo video është bërë sot në Fermetim, tek parku, pranë bustit të Mehmet Shpendit.”

Related Posts

Videoja që po t’rondit të gjithë – influenceri përpiqet të puthë një tigër

Në Pakistan, mbajtja e kafshëve ekzotike, duke përfshirë leopardët dhe tigrat, si kafshë shtëpiake është një trend në rritje. Pavarësisht nga ligjet e Pakistanit për mbrojtjen e…

Gruaja pa nga dritarja dhe vuri re dhelpra të vogla duke luajtur në oborr

Jordynn Wynn po shijonte filxhanin e çajit në mëngjes kur në oborrin e saj në Londër pa një skenë tejet të ëmbël. Ajo nuk e kishte pritur…

Ushqimi më i mirë që ndalon rënien e flokëve dhe u jep atyre shëndet

Humbja e flokëve mund të jetë e vështirë për të parandaluar ose menaxhuar, prandaj shpesh është një moment dëshpërues për shumë individë sidomos nëse shkaku është i…

Jozi përjashtohet nga shoqëria, ja faktet

Jozi pak minuta para se të largohet nga ‘Big Brother VIP Albania’ goditi Gjestin në fytyrë. Që nga ai moment Jozi nuk ka bërë ndonjë reagim konkret…

Danja zbulon emrat e banorëve që do më shumë nga ky edicion

E ftuar në emisionin “Big Brother Radio” ka qenë Danja Koka. Ish-banorja, e cila preku gjysmëfinalen e BBV pasi 103 ditëve qëndrim në shtëpinë më të famshme…

Atєηtat me arмë z’jarri në Tiranë, qëIIohet drejt një autoмjeti, pI*gosєn 4 persona. Autorët djєgin makinën

Një atentat me armë zjarri ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të enjteje (17 prill ) në Tiranë, ku raportohet se 4 person kanë mbetur të plagosur. Mësohet…