E rëndë në Gjermani! Shqiptari pl*agos me th*ikë gruan në sy të djalit 7 vjeç

Një 33-vjeçar me origjinë nga Kosova (Samson K.) dyshohet se ka therur me th ikë bashkëshorten e tij, Sabrina K. (31-vjeçare), duke i shkaktuar pl agë të rënda trupore.

Sipas mediave gjermane, 31-vjeçarjqa ka marrë pesë goditje me th ikë. Raportohet se rasti ka ndodhur në praninë e djalit të tyre 7-vjeçar.

Gazeta gjermane Bild shkruan se Samson dhe Sabrina ishin të martuar prej disa vitesh dhe kishin dy fëmijë, një vajzë 4-vjeçare dhe djalin.

I dyshuari, pas krimit është ndaluar pranë viktimës së lënduar rëndë dhe ka kryer një telefonatë. Një dëshmitar e ka fotografuar këtë moment.

Sipas Bild, Samson dhe Sabrina kanë qenë të martuar për disa vite, ndërsa raporti mes tyre ka qenë i tensionuar për vite, dhe thuhet të kenë pasur mosmarrëveshje të vazhdueshme.

Sipas informacioneve, Samson K. ka qenë i dënuar për sulm dhe dhunë. Më 17 janar, 2024, ai kishte goditur me shuplakë Sabrinën në fytyrë dhe ia kishte shkulur flokët. Për pasojë, viktima kishte përfunduar me buzë të ënjtur dhe e gjakosur, e me disa gërvishtje në fytyrë. Samsoni nuk ishte lejuar të kontaktonte bashkëshorten e tij pas një vendimi gjykate. Ai nuk ishte lejuar as t’i afrohet apartamentit më afër se 100 metra.

Këtë vendim, ai e kishte shkelur katër herë. Vendimi ka qenë në fuqi deri më 19 korrik, 2024. Ndërsa këtë të martë ndodhi sulmi brutal.

Si ndodhi sulmi?

Samson K. kishte dashur ta merrte të bijën nga kopshti. Por, drejtuesit e kopshtit nuk ia kishin dorëzuar atij 4-vjeçaren, e kishin informuar nënën e cila me shpejtësi kishte mbërritur në kopsht dhe e kishte marrë fëmijën. Sabrina K. e kishte dërguar të bijën te shtëpia e një mikeje, dhe kishte shkuar ta merrte të birin nga shkolla.

Kur ajo pothuajse mbërriti në prag të shtëpisë së saj bashkë me djalin 7-vjeç, bashkëshorti i saj duket se e kishte e përcjellë. Me një th ikë të vogël, Samsoni thuhet ta ketë therur Sabrinën në sy të djalit të tyre.

E pl agosur rëndë, Sabrina u rrëzua përtokë, bashkëshorti i saj qëndroi aty deri në arrestim. Thuhet se ai u tha dëshmitarëve: “Nuk e dini se çfarë më bëri ajo”.

Se çfarë ka dashur të thotë ai me këtë, nuk dihet. Një mike i tha BILD-it: “Kur u arrestua, më shikoi me fytyrë të ngrirë në sy”.

Një zyrtare policore u kujdes për fëmijët e çiftit. Ajo mori për dore vajzën e vogël dhe e çoi në një hapësirë me lodra.

Related Posts

Videoja që po t’rondit të gjithë – influenceri përpiqet të puthë një tigër

Në Pakistan, mbajtja e kafshëve ekzotike, duke përfshirë leopardët dhe tigrat, si kafshë shtëpiake është një trend në rritje. Pavarësisht nga ligjet e Pakistanit për mbrojtjen e…

Gruaja pa nga dritarja dhe vuri re dhelpra të vogla duke luajtur në oborr

Jordynn Wynn po shijonte filxhanin e çajit në mëngjes kur në oborrin e saj në Londër pa një skenë tejet të ëmbël. Ajo nuk e kishte pritur…

Ushqimi më i mirë që ndalon rënien e flokëve dhe u jep atyre shëndet

Humbja e flokëve mund të jetë e vështirë për të parandaluar ose menaxhuar, prandaj shpesh është një moment dëshpërues për shumë individë sidomos nëse shkaku është i…

Jozi përjashtohet nga shoqëria, ja faktet

Jozi pak minuta para se të largohet nga ‘Big Brother VIP Albania’ goditi Gjestin në fytyrë. Që nga ai moment Jozi nuk ka bërë ndonjë reagim konkret…

Danja zbulon emrat e banorëve që do më shumë nga ky edicion

E ftuar në emisionin “Big Brother Radio” ka qenë Danja Koka. Ish-banorja, e cila preku gjysmëfinalen e BBV pasi 103 ditëve qëndrim në shtëpinë më të famshme…

Atєηtat me arмë z’jarri në Tiranë, qëIIohet drejt një autoмjeti, pI*gosєn 4 persona. Autorët djєgin makinën

Një atentat me armë zjarri ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të enjteje (17 prill ) në Tiranë, ku raportohet se 4 person kanë mbetur të plagosur. Mësohet…