Gratë sht*atzëna to*rturohen në Qendrën Shëndetësore nr.4: Mjekët vonohen ose s’vijnë fare

Një qytetar ka denoncuar shërbimin gjinekologjik të Qendrës Shëndetësore Nr. 4, duke e cilësuar atë si një torturë për gratë shtatzëna.

Sipas qytetarit, për të marrë një rekomandim për analiza, gratë duhet të presin javë të tëra dhe orë të shumta në radhë. Oraret që përcaktohen për vizita nuk respektohen kurrë, duke shkaktuar vonesa të mëdha.

Ai ka treguar se bashkëshortja e tij kishte orar në orën 10:00, por kur mbërriti në Qendrën Shëndetësore, për shkak të vonesës së mjekes e cila nuk ka ardhur në orën 08:00, të gjitha oraret janë spostuar dhe asaj i është dashur të presë disa orë.

Denoncuesi ka theksuar se kjo situatë ka ndodhur edhe herë të tjera duke shprehur shqetësim për mënyrën se si trajtohen qytetarët, sidomos në një kohë kur Shqipëria aspiron të bëhet pjesë e Bashkimit Evropian. Ai kërkon që autoritetet të ndërmarrin masa për përmirësimin e shërbimeve shëndetësore dhe të respektohen oraret dhe angazhimet e mjekëve për të lehtësuar situatën për qytetarët.

Denoncimi është shoqëruar edhe foto për të ilustruar situatën dhe kërkuar vëmendjen e institucioneve përgjegjëse.

Denoncimi i qytetarit:

Përshëndetje JOQ, Dua të bëj një denoncim për Qendrën Shëndetësore Nr. 4. Po flas për shërbimin gjinekologjik që ka kthyer në torturë çdo grua shtatzënë. Për të marrë një rekomandim për analiza, duhet të presësh me javë dhe orë të tëra në radhë. Ata japin orare që kurrë nuk respektohen. Ka raste kur ju lënë datat e vizitave dhe doktorresha nuk është fare në punë.

Nuk e di ku ndodh kjo në Europë, kur kryeministri i Shqipërisë premton Bashkimin Europian. Si mund të përfitojmë nga kjo, kur qytetarët shqiptarë torturohen në këtë mënyrë? Po ju dërgoj edhe një foto bashkangjitur me mesazhin.

Një tjetër shqetësim është se doktorresha kishte lënë orar për të filluar në orën 8:00, por mbërriti në orën 9:00. Bashkëshortja ime është ende aty dhe ka një shqetësim të madh. Ajo kishte orar në orën 10:00 dhe akoma s’ka mbaruar. Dje kishte orar në orën 9:00, erdhëm këtu dhe doktorresha nuk ishte fare në punë, dhe e la orarin për sot. Kjo është hera e tretë që ndodhi kjo situatë dhe pritet kaq shumë.

Related Posts

Videoja që po t’rondit të gjithë – influenceri përpiqet të puthë një tigër

Në Pakistan, mbajtja e kafshëve ekzotike, duke përfshirë leopardët dhe tigrat, si kafshë shtëpiake është një trend në rritje. Pavarësisht nga ligjet e Pakistanit për mbrojtjen e…

Gruaja pa nga dritarja dhe vuri re dhelpra të vogla duke luajtur në oborr

Jordynn Wynn po shijonte filxhanin e çajit në mëngjes kur në oborrin e saj në Londër pa një skenë tejet të ëmbël. Ajo nuk e kishte pritur…

Ushqimi më i mirë që ndalon rënien e flokëve dhe u jep atyre shëndet

Humbja e flokëve mund të jetë e vështirë për të parandaluar ose menaxhuar, prandaj shpesh është një moment dëshpërues për shumë individë sidomos nëse shkaku është i…

Jozi përjashtohet nga shoqëria, ja faktet

Jozi pak minuta para se të largohet nga ‘Big Brother VIP Albania’ goditi Gjestin në fytyrë. Që nga ai moment Jozi nuk ka bërë ndonjë reagim konkret…

Danja zbulon emrat e banorëve që do më shumë nga ky edicion

E ftuar në emisionin “Big Brother Radio” ka qenë Danja Koka. Ish-banorja, e cila preku gjysmëfinalen e BBV pasi 103 ditëve qëndrim në shtëpinë më të famshme…

Atєηtat me arмë z’jarri në Tiranë, qëIIohet drejt një autoмjeti, pI*gosєn 4 persona. Autorët djєgin makinën

Një atentat me armë zjarri ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të enjteje (17 prill ) në Tiranë, ku raportohet se 4 person kanë mbetur të plagosur. Mësohet…