Datat 15 dhe 16 Maj shpallen ditë pushimi për punonjësit e disa institucioneve të administratës, zbardhet vendimi i qeverisë

Këshilli i Ministrave ka marrë vendimin që datat 15 dhe 16 Maj të shpallen ditë pushimi për punonjësit e disa institucioneve të administratës, për shkak të Samitit të Komunitetit Politik Evropian që do mbahet në Tiranë.kryeministria

Institucionet shtetërore që janë pushim e kanë selinë në territoret e bashkive Tiranë, Kamzë, Vorë dhe Krujë.

Nga vendimi përjashtohen Forcat e Armatosura, të Policisë së Shtetit, të Gardës së Republikës, të shërbimit zjarrfikës dhe të punonjësve të sistemit shëndetësor.

Sipas vendimit, dita e punës së datave 15 dhe 16 maj 2025 do të zëvendësohet në ditët e pushimit brenda vitit 2025.

Vendimi i qeverisë:

CAKTIMIN E DATAVE 15 DHE 16 MAJ 2025 DITË PUSHIMI PËR PUNONJËSIT E DISA INSTITUCIONEVE TË ADMINISTRATËS SHTETËRORE

Në mbështetje të neneve 95, pika 2, dhe 100, të Kushtetutës, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Caktimin e datave 15 dhe 16 maj 2025 ditë pushimi për punonjësit e institucioneve të administratës shtetërore, me seli në territoret e bashkive Tiranë, Kamzë, Vorë dhe Krujë, me përjashtim të Forcave të Armatosura, të Policisë së Shtetit, të Gardës së Republikës, të shërbimit zjarrfikës dhe të punonjësve të sistemit shëndetësor.

2. Dita e punës së datave 15 dhe 16 maj 2025, për punonjësit e institucioneve të administratës shtetërore, sipas pikës 1 të këtij vendimi, do të zëvendësohet në ditët e pushimit brenda vitit 2025.

3. Ngarkohen institucionet e administratës shtetërore, të përmendura në pikën 1, për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

Related Posts

6 dekada karrierë në film e TV/ VD*S aktorja e njohur

Aktorja amerikane, Priscilla Pointer ka ndërruar jetë në moshën 100-vjeçare. Lajmi për vdekjen e artistes është bërë nga vajza e saj, Amy Irving përmes rrjeteve sociale, e…

Aksident tr*gjik/ Autobusi përplaset në autostradë, 10 të vd*kur dhe mbi 30 të pl*gosur

Një aksident tragjik rrugor ndodhi në njërën prej autostradave më të ngarkuara në veri të Filipineve, ku një autobus u përplas me disa automjete, duke shkaktuar 10…

Temperatura përv*luese, ja çfarë pritet të ndodhë me motin në fundjavë

Masat ajrore afrikane të cilat kanë hyrë në territorin e ballkanit kanë bërë që kjo javë të jetë e ngrohtë dhe me mot të qëndrueshëm. Sipas meteorologëve…

Ky është amerikani që vr*au gruan dhe më pas pr*eu damarët në Shkodër

Janë zbardhur identititet i autorit dhe viktimës së krimit të rëndë që ndodhi mëngjesin e kësaj të premte në Shkodër. Mësohet se shtetasi amerikan Brandon Saporito, 57…

I lyer me gj*k, momenti i arr*estimit të amerikanit që vr*au gruan në Shkodër

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Shkodër, nga ku raportohet se një turist ka vrarë me thikë bashkëshorten e tij rreth 60-vjeç. Sipas informacioneve paraprake, çifti…

Aksident tr*agjik në këtë vend/ Autobusi përpla*set në autostradë, 10 të vd*ekur dhe mbi 30 të pl*agosur

Një aksident tragjik rrugor ndodhi në njërën prej autostradave më të ngarkuara në veri të Filipineve, ku një autobus u përplas me disa automjete, duke shkaktuar 10…