Vrau shokun 13-vjeçar duke e goditur me lopatë, adoleshenti në Kinë dënohet me burgim të përjetshëm

Kina dënoi sot me burgim të përjetshëm një adoleshent për vrasjen e një shoku të klasës, një rast që tronditi vendin dhe hapi debatin për krimin e të rinjve.

Tre të dyshuar, të gjithë nën moshën 14 vjeç në kohën e krimit, u akuzuan në prill se kishin ngacmuar shokun e tyre të klasës, një djalë 13-vjeçar të quajtur Wang, për një periudhë të gjatë përpara se ta vrisnin me lopatë dhe ta groposnin trupin e tij në një serrë e braktisur.

Detajet të krimit dhe veçanërisht organizimi metodik i tij nga adoleshentët bënë bujë dhe hapi debatin për reagimin gjyqësor ndaj krimit të të rinjve.

Një nga adoleshentët, i quajtur Zhang , u shpall fajtor për vrasje dhe u dënua me burgim të përjetshëm, njoftoi sot një gjykatë në provincën Hebei të Kinës veriore.

Bashkëpunëtori i tij, i quajtur Lee, u dënua me 12 vjet burg.

Adoleshenti i tretë u shpall i pafajshëm penalisht sepse u konsiderua se kishte pasur një përfshirje të kufizuar në vrasje, por u dënua me një reformator .

Sipas ligjit kinez, vrasja dënohet me burgim ose me vdekje.

Organizata joqeveritare Amnesty International e konsideron të “sigurt” se Kina është vendi që ekzekuton më shumë të dënuar çdo vit, më shumë se Irani dhe Arabia Saudite.

Related Posts

Dalin rezultatet e para te sondazhit: Ja kush pritet te jete sonte FITUESI i BBV4

Si është të jetosh në shtëpinë e Big Brother Vip? Dëgjoni psikoIogen e banorëve

View this post on Instagram A post shared by Hipokrati – Top Channel (@hipokrati.tch)

Pak orë larg finales dhe daljes nga spektakli, Gjesti ka dy fjalë për Jozin dhe…

Në ditën e fundit brenda shtëpisë së “Big Brother VIP Albania 4”, vetëm pak orë para finales së madhe që do të mbahet sonte në mbrëmje, banorët…

“Prisnim që Laerti të shpërt’hente, Egli e di dhe vetë…”/ Tiri tregon se BBV 4 dëshiron t’a fitojë…

“Rozana pastaj nga ana tjetër, një shpirt luftarak, që dhe ajo i ka dhënë goxha shtëpisë” Iftuar në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ka qenë këngëtari…

Ikën pa paguar/ Roja i parkimit në Krujë tenton të ndaIojë turistët, νaret në kofanon e makinës, ρIagoset rëndë në kokë

Një roje parkingu është plagosur ditën e sotme në Krujë. Mësohet se roja ka tentuar të ndalë një çift turistësh të cilët po largoheshin pa paguar. Ata…

Gjesti, banori më i paguar pas BBV?! Gazetarja: “15 mijë euro koncerti…”

E ftuar në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ka qenë gazetarja Klotilda Harka. Ajo ka komentuar më shumë banorët e “Big Brother VIP 4”, si dhe…